Analisti Andi Bushati, ka folur për transferimin e Erion Veliajt në burgun e Fierit.
Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Bushati tha se Veliaj po ndëshkohet për një deklaratë të parëndësishme që bëri për humbjen e Vuçiç, ku u interpretua se indirekt po fliste për Ramën.
Analisti shtoi se ky presion ndaj Veliajt, tregon se në Shqipëri është instaluar shteti i frikës dhe i jep të drejtë Arben Ahmetajt që u arratis dhe nuk e la veten “në dorë të xhelatëve dhe diktatorit”.
“Se do të vinte një ditë në shtetin e Ramës që do të na duhej të mbronim të drejtat e Erion Velisë, është fundi i botës!
Kemi bërë një debat më parë dhe mu hodhën disa vetë në qafë kur thashë mirë bëri Arben Ahmetaj që u arratis, që nuk e la veten në dorë të xhelatëve dhe diktatorit. Veliaj thotë disa gjëra krejt pa vlerë, për Vuçiçin apo reformën territoriale dhe është një aparat shtetëror që hakmerret. Mendo të thoshte Veliaj se kush e ka urdhëruar të firmosë për inceneratorin, gjendet i vetëvrarë, i varur në burg. Nuk e kam për zemër të mbroj të drejtat e Veliaj, por na tregon rasti i tij se ku jetojmë dhe çfarë shteti represiv kemi mbi kokë.
Pastaj, ana qesharake është tjetra, këta mbrojtësit e Veliajt brenda mazhorancës, fajëson dhe godasin drejtorinë e burgjeve. Është sikur flet për PD të godasësh, jo Berishën por rojen e godinës. Frika e asaj që po i ndodh Veliajt, është aq e madhe, sa edhe ata që kanë detyrim moral apo financiar me Veliajn, godasin drejtorinë e burgjeve. Ata mendojnë se vajza me rolex ka vendosur ajo se ku ikën Veliaj, nuk guxojnë të thonë se kush mbi të e ka dhënë urdhrin. Edhe kjo tregon të njëjtin gjë, shtetin e frikës që është instaluar në këtë vend.
Këto që kemi thënë, trimëria e SPAK që ka goditur Veliajn, e ka goditur me fishkëllim. Se Lalit po, por Belën që nuk ka leje, nuk guxon SPAK-u, kurse këtë që ia kanë falur, si Ahmetaj apo Veliaj…
Pse SPAK-u? Sepse merr urdhër nga ai që do të godasë Veliajn dhe të mbrojë… Kur nuk e lëshon Belën SPAK nuk vepron”, tha ndër të tjera Bushati.













