‘Aeroporti nuk ishte kolauduar’ Pacolli: Ma kërkuan me ngulm që të shkoja me avion në Vlorë, atje më priste Rama

22:41, 29/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një intervistë ekskluzive në emisionin “Çim Peka Live” në SYRI TV, biznesmeni Behgjet Pacolli rrëfen detaje nga vizita e tij në aeroportin e Vlorës, përpara zgjedhjeve të vitit 2025.

Pacolli thotë se, ndonëse fillimisht kishte refuzuar të udhëtonte me avion drejt Vlorës, me argumentin se aeroporti nuk ishte certifikuar dhe pilotët e tij nuk do të pranonin të uleshin në një pistë të pasigurt, më pas iu kërkua të shkonte me një avion tjetër që e priste për këtë udhëtim.

Pacolli deklaron se, kur mbërriti në Vlorë, aeroporti nuk ishte përfunduar dhe as nuk ishte certifikuar, duke e cilësuar si iluzion paraqitjen e tij si një vepër të përfunduar në atë kohë.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit, Çim Peka, nëse vizita ishte organizuar për t'i shërbyer kryeministrit Edi Rama në prag të zgjedhjeve, Pacolli nuk ia atribuon drejtpërdrejt atij këtë nismë, por konfirmon se Rama ndodhej aty dhe se gjatë vizitës kishte folur për përfundimin e aeroportit.

Intervista ekskluzive:

Peka: Përdoret një shprehje për ta mbyllur, do ta përfundoj. Çfarë keni përdorur për t'i përfunduar? A fluturuat në këtë aeroport para zgjedhjeve të 2025-ës? A u inagurua? Në qoftë se nuk ka përfunduar, çfarë u inagurua aty?

Pacolli: Mua më kanë thënë, kur kam qenë në Tiranë, më kanë thënë 'eja, eja në Vlorë'. Edhe më kanë thënë 'eja me aeroplanin tënd'. Unë kam thënë 'jo, aeroplani jem nuk shkon aty për arsye se pilotat e mi janë seriozë, nuk shkohet në një aeroport të paçertifikum me një aeroplan të tillë'. Edhe mua më kanë thënë 'shko, filan aeroplani të pret edhe shko atje'. Unë kam shkuar. Aeroporti nuk ka qenë i kryem. Ka qenë iluzion që aeroporti në atë kohë ka qenë i kryem.

Peka: Pra e donin për ta shfrytëzuar kryeministri para zgjedhjeve?

Pacolli: Nuk e di, nuk them, nuk thashë kryeministri, nuk di kush ka qenë. Mua më kanë thënë njerëzit e mi 'shko, të pret një aeroplan edhe shko për Vlorë'. Kam shkuar, e kam kryer misionin. Ka qenë kryeministri aty. Kam fol, kam thënë që ky aeroport do të kryhet, po aeroporti s'ka qenë i kryem. As nuk ka qenë i çertifikum. Absolutisht.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco