Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjetjet e IPK-së për 11 policët e suspenduar: S’ishte ekzekutuar urdhri mbrojtës për Arlinda Zekajn

Arlinda Zekaj

Foto: Driton Paçarada

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka konstatuar se Policia e Kosovës nuk e kishte dokumentuar ekzekutimin e urdhrit mbrojtës të 7 shtatorit për Arlinda Zekajn, e cila u vra katër ditë më parë në Vitomiricë të Pejës. Zekaj pati kërkuar urdhër mbrojtje nga ish-bashkëshorti Jeton Sylaj. 

Gjatë ditës së sotme, u suspenduan 11 policë me rekomandim të IPK-së për këtë rast. 

Sipas gjetjeve preliminare të IPK-së, urdhri i dytë mbrojtës, i lëshuar më 16 tetor, ishte ekzekutuar me gjashtë ditë vonesë, më 22 tetor, pas ndërhyrjes së Inspektoratit, i cili paraprakisht kishte pranuar informatë nga vetë Zekaj.

IPK-ja ka konstatuar edhe se zinxhiri komandues policor nuk e kishte trajtuar një email të 23 tetorit, përmes të cilit një hetues policor kishte kërkuar vlerësimin e rastit dhe asistencë shtesë. Hetuesi kishte rekomanduar që, gjatë kohës kur Zekaj ndodhej në shtëpi, ajo të vizitohej nga patrullat policore dhe të mbahej komunikim më i shpeshtë me të, për të evidentuar situatën brenda shtëpisë.

Sipas IPK-së, ka pasur dështime në trajtimin e rastit të dhunës në familje, vlerësimin e nivelit të rrezikut dhe ekzekutimin e vendimeve të gjykatës. Përgjegjësitë e identifikuara përfshijnë Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, Stacionin Policor në Pejë, Nënstacionin në Vitomiricë dhe njësitë hetimore në nivel rajonal e stacioni.

Edhe Suspendohen kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e rastit të Zekajt Arbëri Suspendohen kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e rastit të Zekajt

“Janë suspenduar u.d. drejtori rajonal në DRP-Pejë, shefi i Hetimeve Rajonale në DRP-Pejë, komandanti i Stacionit Policor në Pejë, zëvendëskomandanti i Stacionit Policor në Pejë, shefi i Sektorit të Hetimeve në Stacionin Policor në Pejë, u.d. shefi i Sektorit të Operativës në Stacionin Policor në Pejë, komandanti i nënstacionit në Vitomiricë dhe katër hetues policorë të Stacionit Policor në Pejë”, thuhet në njoftimin e IPK-së 

IPK-ja ka bërë të ditur se do të vazhdojë veprimet hetimore dhe verifikuese për të shqyrtuar mënyrën se si policia i kishte trajtuar raportimet e të ndjerës.


Gjetjet e IPK-së:

•  Nga Policia e Kosovës nuk dokumentohet që është ekzekutuar urdhri mbrojtës C.11r.1300/26 i datës 7 shtator 2026;

• Urdhri i dytë  mbrojtës  i datës 16 tetor 2026 është ekzekutuar me 6 ditë vonesë  më 22 tetor 2026, dhe atë  pas ndërmarrjes së veprimeve zyrtare nga IPK e cila kishte pranuar fillimisht një informatë nga ankuesja – znj.Zekaj ;

Edhe Formohet Komisioni hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt Arbëri Formohet Komisioni hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt

•  Mos trajtimi nga zinxhiri komandues i shkresës/emailit të datës 23 tetor 2026, të dërguar nga hetuesi policor i cili  kërkon  vlerësim  të rastit   dhe  asistence në kapacitete.  Hetuesi kishte vlerësuar  që gjatë  kohës   që znj. Arlinda  Zekaj  ndodhej në  shtëpi,  të vizitohej nga  patrulla  të uniformuara policore dhe komunikim të  shtuar me të, me qëllim  të evidentimit të situatës brenda shtëpisë;

• Dështim i  zinxhirit përgjegjës   komandues  në trajtimin   e  rastit  të  dhunës  në familje, vlerësimit të nivelit  të rrezikut dhe ekzekutimit të vendimit të Gjykatës kompetente duke  përfshirë: Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, Stacionin Policor në Pejë, Nënstacionin policor në Vitomiricë dhe njësitë e hetimeve nga niveli rajonal dhe në nivel stacioni.

Lexo përditësimet tjera
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK)

Suspendohen 11 zyrtarë policorë për rastin e Arlinda Zekajt

Policia e Kosovës ka pezulluar nga puna 11 zyrtarë policorë për trajtimin e rastit të Arlinda...