Kuvendi ka miratuar Ligjin për Byronë e verifikimit dhe konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.
Pro në lexim të dytë votuan 66 deputetë. Asnjë nuk votoi kundër e shtatë abstenuan.
Para votimit, deputetja Doarsa Kica-Xhelili e LDK-së u shpreh se byroja është një “monstrum politik”. Ajo tha se mes dy leximesh nuk janë bërë intervenimet për ta bërë të drejtë Byronë.
“Sot kjo byro nuk është ajo që do t’i luftojë peshqit e mëdhenj. Ka dy rreziqe madhore, do të përdoret si shantazh politik, por do të pengojë ndjekjen penale të atyre që realisht kanë vjedhur”, ka thënë ajo.
E ngjashëm reagoi edhe Besnik Tahiri i Aleancës. Ai u shpreh se ligji siç është tash bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjet.
Ndaj ligjit në fjalë edhe organizata të shoqërisë civile patën thënë se përbën shkelje.
Edhe
Votohet ligji për Byronë Shtetërore
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ia kishte rrëzuar Qeverisë Kurti dy herë Ligjin për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, së pari më 2024 dhe pastaj në fillim të këtij viti.
Ky ligj synon që të gjithë zyrtarët publikë në Kosovë të jenë subjekt i verifikimit të pasurisë nëse ka dyshime se ajo është fituar në mënyrë të kundërligjshme.
Formohet komisioni hetimor për vrasjen e Zekajt – miratohen Ligji për Byronë dhe ndryshimet buxhetore
-
Opozita konsideron që projektligji për Byronë ende ka mangësi
-
Projektligji për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë mund të përfundojë sërish në Kushtetuese
-
Kalon në parim Projektligji për Byronë për Konfiskim të Pasurisë së Pajustifikueshme
-
Ministria e Drejtësisë e procedon në Qeveri Projektligjin për Byronë