Friday / October 30 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Nga Veriu në Jug, 34% e bashkive të vendit do të çojnë mbetjet në Shkodër

Share Share Icon

Shkodra parashikohet të jetë destinacioni kryesor për mbetjet e 21 bashkive në të gjithë vendin, të cilat shtrihen në një të tretën e territorit të Shqipërisë.

Sipas projektbuxhetit 2027, drejt zonës së menaxhimit të mbetjeve Shkodër do të orientohen jo vetëm bashkitë e veriut, por edhe ato të qarqeve Elbasan dhe Fier, që ndodhen qindra kilometra larg.

Të dhënat tregojnë se 34% e bashkive të vendit që përfaqësojnë gjithashtu një të tretën e territorit të vendit do të depozitojnë mbetjet në  Bashkinë e Shkodrës dhe për këtë do të marrin financime shtesë na buxheti i shtetit.

Përveç problemeve mjedisore në kryeqendrën e Veriut , menaxhimi i mbetjeve në këtë mënyrë do të ketë një kosto të jashtëzakonshme të transportit, psh nga Librazhdi në Shkodër, duke marrë ne konsideratë edhe trafikun e rënduar. Një kamioni që niset nga Përrenjasi me mbetej i duhet të qëndrojë disa orë në trafikun e Elbasanit dhe me tej disa te tjera në Tiranë dhe në Lezhë.

Sipas planit të qeverisë  21 bashki janë përfshirë në zonën e menaxhimit të mbetjeve Shkodër. Ato përfaqësojnë 34.4% të bashkive të Shqipërisë dhe shtrihen në rreth 9,625 kilometra katrorë, ose afërsisht 33.5% të territorit kombëtar.

Në grupin e parë përfshihen bashkitë Malësi e Madhe, Shkodër, Vau i Dejës, Pukë, Fushë Arrëz, Lezhë dhe Kurbin.

Por lista zgjerohet edhe me bashkitë Librazhd, Elbasan, Rrogozhinë, Peqin, Cërrik, Belsh, Përrenjas dhe Gramsh, të cilat sipas dokumentit do të financohen për transportin e mbetjeve drejt zonës së Shkodrës.

Të njëjtin destinacion kanë edhe bashkitë Fier, Lushnjë, Roskovec, Patos, Divjakë dhe Mallakastër.

Përfshirja e bashkive të Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut në zonën e menaxhimit të mbetjeve Shkodër ngre pikëpyetje për mënyrën e organizimit të transportit, distancat që duhet të përshkojnë mjetet dhe kostot financiare që do të krijohen për pushtetin vendor, për shkak edhe të kaosit në trafik.

Fondet shtesë  për transportin e mbetjeve drejt Shkodrës do të akordohen në formën e transfertës së pakushtëzuar sektoriale. Shpërndarja sipas bashkive është mbështetur në dy kritere, sasinë vjetore të mbetjeve dhe kostot shtesë të transportit drejt pikave fundore të grumbullimit dhe përpunimit.

Kjo nënkupton se buxheti i shtetit do të mbështesë financiarisht transportin e mbetjeve, por bashkitë do të duhet të kontribuojnë edhe me të ardhurat e tyre për të përballuar kostot.

Përveç Shkodrës, dokumenti përcakton zonën e menaxhimit Tiranë për gjashtë bashki, Krujë, Durrës, Vorë, Kamëz, Shijak dhe Kavajë.

Në zonën e Gjirokastrës përfshihen dhjetë bashki, ndërsa gjashtë bashki të tjera janë orientuar drejt zonës së menaxhimit Korçë./B.Hoxha

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Janë zhdukur ose dëmtuar rëndë, 59 monumente natyrore drejt heqjes nga lista

Ministria e Mjedisit ka hedhur për konsultim publik projektvendimin për miratimin e listës së rishikuar dhe të përditësuar të monumenteve të natyrë...

11 hours më parë 3 Min Lexim

Miratohet ligji i ri për Bankën e Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë miratoi të enjten ligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”. Me miratimin e ligjit të ri, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë nuk m...

14 hours më parë 11 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!