Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se dita e sotme, e premte, 30 tetor, do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët në të gjithë vendin.

Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 11 deri në 15 gradë Celsius.


Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë. /Telegrafi/