Deklarata e Berishës në foltoren e Kuvendit në seancën e së enjtes i ka kushtuar kryedemokratit 10 ditë përjashtim nga seancat plenare.
“Këta meritojnë gazin lotsjellës dhe plumbat e gomës, kafkac e çara dhe kockat e thyera”, tha Berisha.
Vendimin e mori Sekretariati i Etikës paraditen e së premtes, 24 orë pas rrëmujës në seancë, duke pranuar argumentin e socialistëve se deklarata përfaqësonte thirrje për akte dhune dhe një gjuhë të shprehuri që nxit urrejtjen.
Socialistët e Sekretariatit, të mbledhur online përjashtuan gjithashtu me 60 ditë Albana Vokshin, Xhelal Mziun, Ivi Kason, Bledi Himçin dhe Bledion Nallbatin. Shkaku i përjashtimit të tyre ishte ndezja e flakadanëve dhe krijimi i tymit në seancë plenare.
Deputetja Klodiana Çapja, edhe ndaj së cilës socialistët kërkuan 2 muaj përjashtim, nuk u gjet nga fajtore nga Etika.
Sekretariati u bojkotua nga Partia Demokratike. Përveç përjashtimeve të kësaj të premteje, nga punimet e Kuvendit më herët janë dënuar kreu i grupit Gazment Bardhi, si dhe deputetët Klevis Balliu, Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Fidel Kreka, Luçiano Boçi dhe Besart Xhaferri. Të gjithë nga 60 ditë.
Seanca e kësaj të enjteje u mbizotërua nga kaosi pasi PD bllokoi foltoren dhe ndezi flakadanë ndërsa në të mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Për 2 orë aq sa zgjati seanca ishte larg së qenit normale. Ndërsa u votuan pa diskutime ligjet e planifikuara përfshirë ligjin për Bankën e Shqipërisë.
-
Ajo bande politike qe jane gjasme parlamentar as ma pak e as me shume,ata jane sherbetor besnik te padronit Berisha e familjes se tij taman " vagabonda politik" te dhuneshem e llapaqenj.Besoj se kjo "specie politike" nuk duhet te lejohet te prishen seancat parlamentare,duhen nxjerrun jashte nga kuvendi
Përgjigju -
Kjo tregon se nuk Jeni te after te qeverisni.Qe Kur dogjen karriket,para ca vitesh dhe Tani ju duhej te mblidhni parlamentin,ose te veni prokurorine ne pune,para arrestimin e keqbersve parlamentar ose zevendsimin e prokurorve deri te gjeni ata qe bejne punen,kaq eshte Loja,edhe vandalizmin I sotem ne Tirane e ka origjinen tek sjellja e parlamentarve te PD keto 10 vitet e fundit,dhe paaftesi juaj per te vu ne pune prokurorine eficente.
Përgjigju









Komente
Komento