Bien këmbanat e zgjedhjeve lokale, Begaj pret partitë për datën! Opozita bojkoton takimin, PS dhe PSD i përgjigjen ftesës

30 Tetor 2026 | 08:13

Presidenti Bajram Begaj do të zhvillojë këtë të premte konsultimet me përfaqësuesit e partive politike për përcaktimin e datës së zgjedhjeve vendore të vitit 2027, në një proces që nis me refuzimin e ftesës nga pjesa më e madhe e opozitës.

Takimi i parë është parashikuar në orën 09:00 me përfaqësuesit e Partisë Socialiste, ndërsa në orën 11:00 në Presidencë do të mbërrijnë përfaqësuesit e Partisë Social-Demokrate, të drejtuar nga Tom Doshi.

Ndërkohë, Partia Demokratike, Partia e Lirisë, Partia Mundësia, Lëvizja Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë kanë bërë të ditur se nuk do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së kreut të shtetit. Theksojmë se ky bojkot nuk vjen si një vendim i përbashkët por është një qëndrim paralel i secilës palë.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e cilësoi procesin si një “teatër politik”, duke argumentuar se Presidenti duhet të merret me shqetësimet për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Begaj ka thirrur partitë parlamentare në konsultime përpara dekretimit të datës së zgjedhjeve lokale, të cilat do të zhvillohen në pranverën e vitit 2027.

Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet duhet të mbahen në një ditë të diel, brenda periudhës 15 prill-15 maj 2027. Afati i fundit për shpalljen e datës është 6 nëntori.

Deri më tani, asnjë nga partitë nuk ka propozuar publikisht një datë konkrete. Muaji maj shihet si periudha më e mundshme për zhvillimin e zgjedhjeve, ndërsa 2 maji përjashtohet pasi përkon me Pashkët Ortodokse. Një nga datat që mbetet në diskutim është 9 maji, që përkon edhe me Ditën e Europës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në ditën e 18-të, Rama përsërit ftesën për dialog! Të shtunën pritet një tjetër tubim

Protesta e studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisë vijon këtë të premte në ditën e saj të 18-të. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të kryeministrit Edi Rama...
08:02 | 30/10/2026

Pentagoni i dërgon sinjal Europës: Ulni retorikën ndaj Rusisë

Zyrtarët e Pentagonit u kanë kërkuar disa vendeve anëtare të NATO-s, gjatë javëve të fundit, të ulin retorikën e tyre lidhur me kërcënimin që paraqet...
07:42 | 30/10/2026

Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia është e gatshme për luftë, por nuk dëshiron një konflikt me Evropën, duke paralajmëruar se nëse situata...
07:32 | 30/10/2026