Edi Rama ka vendosor sërish ditën e sotme një tavolinë guri para Kryeministrisë, si simbol i ftesës së tij për dialog me studentët protestues.
Por, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të kreut të qeverisë për t’u ulur në bisedime, të rinjtë vijojnë të refuzojnë.
Studentët këmbëngulin se nuk do të pranojnë dialog me Ramën dhe se kërkesa e tyre kryesore është dorëheqja e tij nga posti i kryeministrit.
Për ta, bisedimet nuk mund të zhvillohen pasi koha për dialog ka kaluar pas muajsh protesta.













