Bota

Humb betejën me Alzheimerin, ndërron jetë aktori i njohur!

Aktori i njohur britanik, Sir Patrick Stewart, një prej figurave më të spikatura të teatrit dhe kinematografisë, ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare.

U nda nga jeta në banesën e tij në Los Angeles, pas një beteje me sëmundjen e Alzheimerit dhe demencën me trupa Lewy.

Lajmi u bë publik përmes një deklarate në llogarinë e tij zyrtare në Instagram. Sipas njoftimit, aktori kaloi ditët e fundit të jetës në kujdesin e bashkëshortes Sunny, i rrethuar nga familjarët dhe miqtë.

Në deklaratë bëhet e ditur se ai u përcoll në një atmosferë të mbushur me emocione, mes muzikës live, lutjeve, lotëve dhe të qeshurave.

Lajmi ka shkaktuar reagime të shumta në botën e artit, ndërsa kolegë dhe miq të tij publikuan mesazhe prekëse në nderim të aktorit.

Patrick Stewart ndërtoi një karrierë të jashtëzakonshme artistike që zgjati rreth shtatë dekada, duke spikatur si në teatër, ashtu edhe në film dhe televizion.

U bë veçanërisht i njohur në mbarë botën për interpretimin e kapitenit Jean-Luc Picard në serinë ikonike “Star Trek”, rol që e ktheu në një prej figurave më të dashura të këtij universi fantastiko-shkencor.

Krahas suksesit në ekran, Stewart pati një karrierë të vlerësuar edhe në skenat e West End dhe Broadway-t. Ai nisi rrugëtimin artistik në Royal Shakespeare Company, ku interpretoi në një sërë veprash klasike të dramaturgjisë botërore.

Në Los Angeles, fansat u mblodhën pranë yllit të tij në Hollywood Walk of Fame për të nderuar kujtimin e aktorit.