Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS-së, në fokus zhvillimet politike dhe Buxheti 2027
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të premte ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë të qarqeve të Partisë Socialiste. Takimi është parashikuar të nisë në orën 09:30.
Mbledhja zhvillohet në një moment me zhvillime të rëndësishme politike, pas protestave të ditëve të fundit në Tiranë, ndërsa në axhendën institucionale është edhe shqyrtimi i projektbuxhetit për vitin 2027 dhe paketës fiskale.
Vetëm gjysmë ore pas nisjes së takimit të Ramës, në orën 10:00, në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat do të prezantohet projektligji për Buxhetin 2027, së bashku me ndryshimet e propozuara në legjislacionin fiskal.
Paketa përfshin ndryshime në ligjet për akcizat, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), taksat kombëtare, tatimin mbi të ardhurat dhe procedurat tatimore.
Çfarë premtoi Rama në paketën fiskale 2027?
Gjatë prezantimit të paketës fiskale, Rama njoftoi një sërë ndryshimesh në taksimin e qytetarëve dhe bizneseve. Një nga premtimet kryesore ishte ulja e TVSH-së për produktet bazë ushqimore nga 20% në 6%, për të cilën kryeministri deklaroi se do të shtojë 150 milionë euro në vit në buxhetet familjare.
Nga ana tjetër, qeveria parashikon rritjen e normës standarde të TVSH-së nga 20% në 21% për produktet dhe shërbimet jashtë shportës bazë.
Rama njoftoi gjithashtu rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, ndërsa tha se tatimi mbi fitimin e sipërmarrjes do të mbetet në nivelin 15%.
Ndryshime do të ketë edhe në tatimin mbi pagat. Pragu i sipërm i fashës së tatimit 13% do të rritet nga 200 mijë në 300 mijë lekë, masë nga e cila, sipas kryeministrit, do të përfitojnë rreth 32 mijë tatimpagues. Ndërkohë, parashikohet një fashë e re me tatim 30% për pagat mbi 700 mijë lekë në muaj.
Një tjetër ndryshim lidhet me bizneset e vogla, ku pragu i përfshirjes në skemën e TVSH-së propozohet të ulet nga 10 milionë në 5 milionë lekë xhiro vjetore. Për sektorin e hotelerisë, TVSH-ja për shërbimet e akomodimit parashikohet të rritet nga 6% në 10%, me përjashtim të agroturizmit.
Projektbuxheti dhe paketa fiskale pritet të kalojnë për shqyrtim në Kuvend, ku do të përcaktohet edhe forma përfundimtare e këtyre ndryshimeve.
Bien këmbanat e zgjedhjeve lokale, Begaj pret partitë për datën! Opozita bojkoton takimin, PS dhe PSD i përgjigjen ftesës
10 ditë përjashtim për Berishën dhe 60 ditë për 6 deputetë të PD, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS
Protesta në ditën e 18-të, Rama përsërit ftesën për dialog! Të shtunën pritet një tjetër tubim
- 08:23 Instituti Ekonomik Gjerman: Tarifat e Trump dështuan të ulin deficitin tregtar të SHBA-së
- 08:21 Mision humanitar në Olesk, konvoji me ndihma hyn në qytet pas marrëveshjes për armëpushim Ukrainë-Rusi
- 08:13 Bien këmbanat e zgjedhjeve lokale, Begaj pret partitë për datën! Opozita bojkoton takimin, PS dhe PSD i përgjigjen ftesës
- 08:13 10 ditë përjashtim për Berishën dhe 60 ditë për 6 deputetë të PD, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS
- 08:11 Koreja e Veriut teston dronët sulmues dhe raketat, teksa Kim bën thirrje për “epërsi absolute“
- 08:07 Irani raporton sulme amerikane ndaj Gardës Revolucionare, shpërthime pranë Hormuzit