Protestuesit i kanë refuzuar në vazhdimësi ftesat e kryeministrit Edi Rama për tu ulur në dialog me ta, e për të dëgjuar shqetësimet e tyre.

Megjithatë, ashtu si çdo mëngjes, edhe këtë të premte, kreu i qeverisë i ftoi sërish në bisedime. Përpara godinës së kryeministrisë, vendosi sërish sofrën e gurtë, mbi të cilën disa letra me mbishkrimin ‘dialog’.

Shefi i mazhorancës e ka ndarë dhunën në protestë, për të cilën shprehet se është nën ndikimin e forca të huaja, nga pjesa e studentëve apo qytetarëve, që mund të kenë shqetësime konkrete që duhen dëgjuar.

Për të frenuar dhunën në protesta, qeveria ka paraqitur një e cila ka si synim ashpërsimin e masave, gjobave e dënimeve për protestuesit e dhunshëm dhe ata që i mbështesin ata.

Gjatë ditëve të fundit, intensiteti i tubimeve dhe pjesëmarrja e qytetarëve në protestë ka rënë ndjeshëm dhe në bulevard ka pasur vetëm një grup të vogël njerëzish.