Celebrities Film & Tv Lancio Music

“Më ka hapur shumë dyer, ama unë kam arritur vetë…”/Luna Çausholli flet për nepotizmin dhe talentin që ajo zotëron: Jam hasur me…

E ftuar në emisionin “Lancio”, me moderator David Priftin në Top Albania Radio, ka qenë Luna Çausholli. Gjatë kësaj interviste, artistja ka ndarë detaje të shumta rreth karrierës së saj artistike, pasionit për artin dhe muzikën.

Në nisje të intervistës, moderatori e pyeti Lunën lidhur me nepotizmin dhe ndikimin që mund të ketë pasur në rrugëtimin e saj artistik, duke qenë se ajo është vajza e Ermira Çaushollit. Luna u shpreh se kjo gjë nuk e ka penguar aspak, përkundrazi, i ka hapur më shumë dyer dhe mundësi. Megjithatë, ajo theksoi se është përpjekur gjithmonë të ecë përpara falë talentit dhe përkushtimit të saj, duke synuar të arrijë sa më lart me forcat e veta.

Pjesë nga intervista: 

Davidi: Unë dua të prek një tematikë që është sa shoqërore aq edhe “e privilegjuar”. Tematika e nepotizmit. Ti je vajza e Ermira Çaushollit një figurë e njohur e televizionit shqiptar, a mendon se kjo të ka hapur më shumë dyer apo të ka sjellë më shumë paragjykime?

Luna: Më ka hapur më shumë dyer absolitusht. Si një ‘nepo baby’ do të thoja që ai fëmija nëse vërtet ka talent do ecë në jetë. Kushdo qoftë prind të jetë i famshëm apo me emër goxha të njohur nëse fëmija nuk e ka talentin nuk ka për të ecur kurrë. Mami dhe babi im kanë qenë për mua mbështetja numër një që në fillim dhe unë me thënë të drejtën e kam arritur vetë me punën time dhe me djersën time. Patjetër që kanë qenë ndihmë e madhe, por jo për t’u futur nëpër biseda jo miku apo leku. Unë dua të arrij vetë.

Davidi: A e ke ndjerë ndonjëherë nevojën të provosh dyfish vlerën tënde? Je hasur në të tilla diskutime? Ku kanë thënë ”Kjo është vajza e asaj dhe do e fitojë…”

Luna: Ka ndodhur por nuk më kanë prekur fare, aspak.