Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nga pëlqimet te tatimet, qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët

    Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë

    Protestuesit refuzojnë dialogun, Rama vendos sërish para Kryeministrisë sofrën e gurtë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Nga pëlqimet te tatimet, qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët
    Ekonomi

    Nga pëlqimet te tatimet, qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët

    October 30, 2026
    Nga pëlqimet te tatimet, qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët

    Të ardhurat e siguruara përmes rrjeteve sociale pritet të jenë në fokus të një nisme të re fiskale të qeverisë shqiptare. Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ngritjen e një sistemi të ri taksimi për ekonominë digjitale, duke nisur nga influencerët që gjenerojnë të ardhura përmes ndjekësve dhe bashkëpunimeve tregtare, e duke vijuar me aktivitetet e tregtisë online.

    Paralajmërimi vjen në një kohë kur rrjetet sociale nuk shërbejnë më vetëm si platforma komunikimi, por janë shndërruar në burim të ardhurash për individë dhe biznese. Reklamimi i produkteve, promovimi i markave, bashkëpunimet me kompanitë dhe shitjet përmes platformave digjitale kanë krijuar një treg që zhvillohet pjesërisht jashtë kanaleve tradicionale të tregtisë.

    Deklarata sinjalizon synimin e qeverisë për të rritur kontrollin fiskal mbi të ardhurat që gjenerohen në internet. Megjithatë, mbetet ende e paqartë nëse nisma do të sjellë një normë të re tatimore për influencerët apo do të përqendrohet në forcimin e mekanizmave të deklarimit dhe mbledhjes së detyrimeve ekzistuese.

    Në këtë kontekst, gjatë vitit 2025, administrata tatimore u bëri thirrje individëve që siguronin të ardhura nga platformat digjitale t’i deklaronin ato në formularin e Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA). Kjo nismë shënoi një përpjekje për të identifikuar dhe formalizuar të ardhurat nga ekonomia digjitale, ndërsa paralajmërimi i fundit i qeverisë për një sistem të ri taksimi të influencerëve e rikthen në vëmendje këtë sektor dhe sfidat e kontrollit të tij fiskal.

     Çfarë paguajnë sot influencerët?

    Legjislacioni shqiptar nuk parashikon një kategori të veçantë tatimore të quajtur “influencer”. Individët që sigurojnë të ardhura nga reklamat, promovimet dhe aktivitetet e tjera tregtare në rrjetet sociale trajtohen sipas natyrës së aktivitetit dhe statusit të tyre fiskal.

    Kjo do të thotë se të ardhurat nga bashkëpunimet me kompani, përmbajtjet e sponsorizuara apo shërbimet e marketingut digjital nuk janë automatikisht të përjashtuara nga tatimi.

    Për individët e regjistruar si persona fizikë ose biznese zbatohen dispozitat përkatëse të legjislacionit tatimor, ndërsa trajtimi konkret varet nga klasifikimi i aktivitetit, niveli i të ardhurave dhe regjimi fiskal ku përfshihen.

    Në Shqipëri, bizneset e vogla në Shqipëri me xhiro bruto vjetore deri në 14 milionë lekë përfitojnë nga normat e favorshme tatimore dhe mbeten të mbrojtura me tatim-fitimi 0% deri më 31 dhjetor 2029. Por nuk është sqaruar nëse nisma e paralajmëruar do të ndryshojë trajtimin fiskal të krijuesve të përmbajtjes që aktualisht përfitojnë nga ky regjim. Ndërkohë është ulur pragu për hyrjen e bizneseve në TVSh në 5 milionë lekë me paketën e re fiskale 2027.

    Reklamat, dhuratat dhe pagesat nga platformat, sfida e kontrollit fiskal

    Një nga vështirësitë e tatimit të ekonomisë digjitale lidhet me mënyrën se si realizohen dhe dokumentohen të ardhurat. Ndryshe nga aktivitetet tradicionale tregtare, bashkëpunimet e influencerëve mund të përfshijnë pagesa direkte nga kompanitë, të ardhura nga platformat ndërkombëtare, komisione nga shitjet ose produkte dhe shërbime të ofruara në këmbim të promovimit. Veçanërisht trajtimi i produkteve të marra në këmbim të reklamave ngre pyetje mbi mënyrën e vlerësimit dhe deklarimit të përfitimeve që nuk realizohen në para.

    Një tjetër çështje lidhet me pagesat që vijnë nga platforma jashtë Shqipërisë, si YouTube, TikTok apo Instagram, dhe mundësinë e administratës tatimore për të identifikuar të ardhurat e përfituara nga individët rezidentë.

    Sipas Nadia Elbasanit, eksperte e sigurisë kibernetike, ekzistenca e sistemeve digjitale për administrimin e taksave nuk garanton identifikimin e të gjitha të ardhurave që gjenerohen në internet, veçanërisht nga marketingu në rrjetet sociale.

    “Shqipëria ka sisteme digjitale për administrimin e taksave, por kjo nuk do të thotë se mund të identifikojë çdo të ardhur sidomos nga marketingu në media sociale. Fillimisht duhet të shohim se çfarë mekanizmash konkretë ka menduar qeveria për ta zbatuar këtë nismë dhe si do të kontrollohen pagesat, sidomos ato që kryhen përmes kanaleve jozyrtare”, shprehet Elbasani.

    Ekspertja vlerëson se një nga pengesat kryesore për formalizimin e plotë të këtij tregu është vështirësia për të dalluar përmbajtjen e sponsorizuar nga postimet që pasqyrojnë përvoja apo rekomandime personale. Sipas saj, kjo bëhet edhe më e ndërlikuar kur pagesat realizohen jashtë kanaleve zyrtare ose kur përfitimi nuk është monetar.

    “Personalisht, e shoh të vështirë formalizimin 100% të këtij tregu, pasi një reklamë në rrjetet sociale mund të paraqitet lehtësisht si përvojë personale. Për shembull, si mund të provohet nëse dikush që rekomandon një restorant është paguar për këtë apo thjesht po ndan mendimin e tij? Aq më tepër kur pagesat mund të bëhen në mënyrë joformale, me para në dorë, pa faturë ose në këmbim të shërbimeve falas. Jo çdo postim është reklamë e paguar, ndaj duhet provuar nëse ka pasur përfitim ekonomik, pa e kthyer kontrollin fiskal në monitorim të jetës private, këtë e shoh si sfidën e kësaj nisme”, thekson ajo.

    Vështirësia e identifikimit të reklamave të paguara nuk është një problem vetëm shqiptar. Elbasani sjell në vëmendje edhe rezultatet e një kontrolli të koordinuar nga Komisioni Europian, që evidentoi mangësi në mënyrën se si influencerët identifikojnë përmbajtjet tregtare në rrjetet sociale.

    “Vetëm 20% e 576 influencerëve të kontrolluar në vitin 2024 e identifikonin sistematikisht përmbajtjen e paguar si reklamë, sipas një kontrolli të koordinuar nga Komisioni Europian. Kjo tregon se identifikimi i reklamave të fshehura mbetet një sfidë edhe për vendet e Bashkimit Europian, pasi ky është një profesion relativisht i ri. Për më tepër, në Shqipëri ende mungojnë rregulla të posaçme të qarta për të. Detyrimet tatimore ekzistojnë, por deri tani nuk kemi një model të publikuar që të shpjegojë si do të funksionojë kontrolli i ri”, shprehet ekspertja.

    Për Elbasanin, nevoja për formalizimin e ekonomisë digjitale duhet të shoqërohet me një vlerësim realist të mundësive të kontrollit dhe të kufizimeve teknologjike, përpara se të përcaktohet mënyra e zbatimit të sistemit të ri.

    “Formalizimi i këtij tregu është i nevojshëm, por duhet të jemi realistë për kufijtë e mundësive teknologjike dhe duhet pritur të shohim se si parashikohet të funksionojë dhe të administrohet në praktikë, pasi deri tani kemi vetëm deklarata dhe jo një mekanizëm konkret të publikuar”, përfundon ajo./Monitor

    Administrata Tatimore biznesi online deklarimi i të ardhurave ekonomia digjitale fiskalizimi influencerët në Shqipëri instagram krijuesit e përmbajtjes marketingu digjital Qeveria shqiptare skema e re fiskale taksat për influencerët taksimi i influencerëve Tatimi mbi të ardhurat të ardhurat nga rrjetet sociale TikTok
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nga pëlqimet te tatimet, qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët

    October 30, 2026

    Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë

    October 30, 2026

    Protestuesit refuzojnë dialogun, Rama vendos sërish para Kryeministrisë sofrën e gurtë

    October 30, 2026

    Buxheti dhe paketa fiskale 2027 prezantohen te ‘Ekonomia’, Rama mbledhje me ministrat dhe drejtuesit politikë

    October 30, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.