Krizë te Juventusi/ Dhoma e zhveshjes e ndarë, lojtarët ngrenë shqetësime për metodat e Spallettit: Shumë fjalë dhe pak stërvitje
Presidenti Bajram Begaj nisi sot takimet konsultative me forcat politike për datën e zgjedhjeve të ardhme lokale.
Serinë e takimeve e nisi ke kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla, i cili kishte shkuar në takim së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Blendi Klosi.
Burime nga presidenca i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se Taulant Balla i ka thënë kreut te shtetit se “PS është e gatshme për çdo datë përveç 2 Majit”.
Mos mbajtja e zgjedhje me 2 Maj siç kërkuan socialistët lidhet me Pashkët Ortodokse që i bien në këtë datë.
Disa ditë të parë kreu grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi tha se ftesa e presidentit është si një “teatër politik”, duke theksuar se Presidenti duhet të merret me shqetësimet për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Në orën 11:00 në Presidencë do të mbërrijnë përfaqësuesit e Partisë Social-Demokrate, të drejtuar nga Tom Doshi e më pas me partitë e tjera.
Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet duhet të mbahen në një ditë të diel, brenda periudhës 15 prill-15 maj 2027.
Afati i fundit për shpalljen e datës nga presidenti Bajram Begaj është 6 nëntori.
Top Channel