Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka kaluar më shumë se 20 orë në udhëtim për të mbërritur në Shtetet e Bashkuara, pasi avioni i tij është detyruar të shmangë hapësirën ajrore të vendeve që Moska i konsideron “jomiqësore”.

Kreu i diplomacisë ruse mbërriti në Atlanta, ku do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të Grupit të Njëzet (G20). Lavrov zbriti nga avioni i veshur me xhinse dhe një pulovër.

Takimi në Atlanta pritet të shërbejë si përgatitje për samitin e liderëve të G20, i planifikuar të mbahet në Miami më 14 dhe 15 dhjetor.

Gjatë qëndrimit në SHBA, delegacioni rus pritet të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe. Në axhendë përfshihen edhe bisedime me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb