Gërvalla prezanton raportin për rastin Zekaj: Institucionet kishin paralajmërime serioze

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se institucionet përgjegjëse kishin marrë paralajmërime të përsëritura dhe serioze për rrezikun që i kanosej Arlinda Zekajt, para se ajo të vritej më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Në një konferencë për media, ku po prezanton raportin për veprimet dhe mosveprimet institucionale në këtë rast, Gërvalla ka thënë se dokumentacioni i shqyrtuar deri më tani ka evidentuar mangësi serioze, vonesa dhe mosveprime nga institucionet përgjegjëse.

Sipas saj, raporti përfshin periudhën nga raportimi i parë i Arlinda Zekajt, më 10 korrik, deri në vrasjen e saj më 25 tetor. Megjithatë, ajo ka theksuar se raporti ende nuk është i plotë, pasi disa institucione nuk kanë kthyer përgjigje ose nuk kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar.

“Raporti mbështetet në dokumentacionin e siguruar nga institucionet përgjegjëse, dhe analizon veprimet por edhe mosveprimet e tyre nga raportimi i parë i Arlinda Zekajt më 10 korrik, e deri te vrasja e saj më 25 tetor. Raporti është vetëm pjesërisht i plotë. Sepse Zyra e Koordinatores nuk ka marrë përgjigje të detajuar nga të gjitha institucionet përgjegjëse. Prej disa prej tyre, madje nuk kemi marrë asnjë përgjigje deri tash. Për disa çështje, presim ende dokumentacion shtesë dhe sqarime shtesë. Megjithatë, dokumentacioni i shqyrtuar deri tani nxjerr në pah mangësi serioze: vonesa dhe mosveprime institucionale. Konstatimi më shqetësues është se Arlinda Zekaj nuk u vra pa paralajmërim. Institucionet përgjegjëse kishin marrë paralajmërime të përsëritura dhe serioze për rrezikun ndaj jetës së saj”, ka deklaruar Gërvalla.

Duke paraqitur kronologjinë e rastit, ministrja ka bërë të ditur se më 10 korrik 2026, Arlinda Zekaj kishte raportuar në Policinë e Kosovës dhunën fizike dhe psikologjike nga bashkëshorti i saj i parë.

Sipas Gërvallës, ajo kishte raportuar kërcënimet, kishte dorëzuar prova për veprimet e dhunshme dhe e kishte informuar policinë se bashkëshorti posedonte armë me leje.

Një tjetër shqetësim i saj, sipas ministres, ishte pamundësia për t’u kthyer në shtëpinë e përbashkët dhe për të pasur kontakt të rregullt me djalin e saj 12-vjeçar.

“Një tjetër shqetësim i vazhdueshëm ishte pamundësia për t’u kthyer në shtëpinë e përbashkët dhe për të pasur kontakt të rregullt me djalin e saj, 12-vjeçar. Megjithëse bashkëpronare e shtëpisë ajo raportonte se bashkëshorti, por edhe familjarë të bashkëshortit të cilët qëndronin aty kundër vullnetit të saj, e pengonin të hynte në pronën e saj. Më 7 shtator, Arlinda Zekaj kërkoi urdhër mbrojtje emergjente nga Gjykata Themelore në Pejë. Po atë ditë, ajo i shkroi gjykatës se kishte frikë për jetën e saj dhe të fëmijës së saj. Pra, rreziku ishte raportuar, shprehimisht, dhe ishte i dokumentuar”, ka thënë Gërvalla.

Më 7 shtator, Arlinda Zekaj kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje emergjente nga Gjykata Themelore në Pejë. Po atë ditë, ajo i kishte shkruar gjykatës se kishte frikë për jetën e saj dhe të fëmijës.

“Më 7 shtator, gjykata miraton pjesërisht kërkesën për mbrojtje emergjente. Më 9 shtator, pra dy ditë më vonë, Arlinda Zekaj e kundërshton këtë vendim, sepse ai nuk përfshinte edhe kujdesin për djalin e saj”, ka theksuar ministrja.

Duke folur për trajtimin e kërkesës nga Gjykata Themelore në Pejë, Gërvalla ka thënë se raporti ka evidentuar shkelje të afateve ligjore gjatë procedurës për urdhër mbrojtjeje emergjente.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika