Një moment i pazakontë në një aktivitet ku merrnin pjesë figura të larta të politikës turke po tërheq vëmendjen në rrjetet sociale. Emine Erdoğan, bashkëshortja e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, shihet teksa përkëdhel në kokë një qytetar me shtat të shkurtër, duke e ngatërruar me një fëmijë.

Situata bëhet edhe më interesante nga reagimet që pasojnë. Në pamje shfaqet Nureddin Nebati, i cili afrohet me nxitim, ndërsa presidenti Erdoğan i drejton një vështrim që ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale.


Në të njëjtën kohë, Binali Yıldırım duket i pakënaqur nga ajo që po ndodh, ndërsa në sfond krijohet një situatë e rrëmujshme me lëvizje dhe reagime të ndryshme të personave të pranishëm. Videoja është shpërndarë në rrjetet sociale, ku vëmendjen më të madhe e kanë marrë momenti i ngatërrimit nga Emine Erdoğan dhe reagimet e personazheve të tjerë politikë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: