Tashmë është zyrtare! Nga e hëna, Alexander Zverev do të jetë “numri 1” në botë: Ndjesi e veçantë

30 Tetor 2026
9:23
Telesport
back button

Ishte thjesht çështje kohe, por tani është matematikisht e sigurt. Kualifikimi në çerekfinalet e turneut ATP 500 në Vjenë, ka zyrtarizuar kalimin e Alexander Zverev në krye të renditjes botërore prë meshkuj.

Ky kalim do të ndodhë zyrtarizht ditën e hënë. Kjo është një arritje e veçantë për gjermanin 29-vjeçar, me Zverev që do të parakalojë Jannik Sinner (lëshon fronin pas 95 javësh), për t’u bërë “numri 1” i ri në botë.

Ndryshimi në krye ishte i pashmangshëm, pasi u bë e qartë se italiani nuk do të luante më për pjesën e mbetur të sezonit. Ky ndryshim ishte thjesht çështje kohe. Duke filluar nga e hëna, Zverev do të ketë të paktën 9,450 pikë në renditje, po aq sa Sinner.

Por, gjermani do të renditet para tij, pasi ka fituar më shumë tituj “grand slam” këtë sezon (dy krahasuar me një të italianit). Kështu, Zverev bëhet lojtari i 30-të që arrin në vendin e parë, që nga krijimi i renditjes ATP në vitin 1973.

Arritja në vendin e parë në renditje është qershia mbi tortë e një sezoni të jashtëzakonshëm për Zverev. “Ndjesia e të qenit në majën e botës është e jashtëzakonshme, vërtet e veçantë,” tha Zverev.

“Është ndryshe nga fitimi i një turneu apo një titulli; të dish se, kur të përditësohet renditja, numri një do të shfaqet pranë emrit tënd, është një ndjesi vërtet unike. Qëllimi për t’u bërë numri një luajti një rol të rëndësishëm tek unë”, tha Zverev.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit