Sport

Egnatia merr kreun pas Javës së 9-të të Superiores/ Rezultatet dhe renditja!

Java e 9-të e kampionatit të Abissnet Superiores u mbyll me superduelin mes Egnatias dhe Teutës, të zhvilluar në stadiumin “Egnatia Arena”.

Kampionët në fuqi të Shqipërisë triumfuan me rezultatin minimal 1-0 ndaj durrsakëve, duke siguruar tri pikë të rëndësishme dhe marrë kreun e renditjes me 21 pikë.

Teuta renditet në vendin e dytë me 20 pikë, vetëm një pikë larg Egnatias, duke e mbajtur të hapur garën në krye të kampionatit.

Në takimet e tjera të javës, Vora siguroi një fitore 2-1 ndaj Vllaznisë, ndërsa AF Elbasani triumfoi me të njëjtin rezultat përballë Partizanit në “Elbasan Arena”.

Në Korçë, Skënderbeu dhe Laçi ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1. Me të njëjtin rezultat u mbyll edhe përballja mes Tiranës dhe Dinamo City-t, duke kompletuar kështu të gjitha takimet e javës së nëntë.

Java e 9-të

Vora 2–1 Vllaznia

Skënderbeu 1–1 Laçi

AF Elbasani 2–1 Partizani

Tirana 1–1 Dinamo

Egnatia 1–0 Teuta