Vrasja e Arlinda Zekajt, ministrja Gërvalla: Raporti nxjerr në pah mangësi serioze dhe vonesa! Ajo nuk u vra pa paralajmërim
Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla këtë të premte ka dalë me një deklaratë për mediat lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. Gjatë fjalës së saj, Gërvalla u shpreh se presin sqarime shtesë nga institucionet përkatëse lidhur me rastin dhe denoncimet që viktima ka bërë para ngjarjes së rëndë.
Ajo theksoi se konstatimi më shqetësues i raportit është se Arlinda Zekaj nuk u vra pa paralajmërim, pasi institucionet kishin marrë sinjale paraprake për rrezikun që i kanosej.
“Raporti mbështetet nga dokumentacioni, analizon veprimet dhe mosveprimet nga raportimi i parë i Arlindës deri tek vrasja e saj. Raporti është pjesërisht i plotë, sepse zyra e koordinatores s’ka marrë përgjigjje të detajuar. Presim ende dokumentacion dhe sqarime shtesë. Por raporti nxjerr në pah mangësi serioze dhe vonesa. Konstatimi më shqetësues, se ajo nuk u vra pa paralajmërim. Arlinda raportoi dhunën fizike e psikologjike. Ajo raportoi kërcënimet dhe informoi policinë që bashkëshorti posedoi armë”, tha Gërvalla.
Sipas Gërvallës, Zekaj kishte raportuar kërcënimet, kishte dorëzuar prova për veprimet e dhunshme dhe e kishte informuar policinë se bashkëshorti posedonte armë me leje.
“Një tjetër shqetësim i vazhdueshëm ishte pamundësia për t’u kthyer në shtëpinë e përbashkët dhe për të pasur kontakt të rregullt me djalin e saj, 12-vjeçar. Megjithëse bashkëpronare e shtëpisë ajo raportonte se bashkëshorti, por edhe familjarë të bashkëshortit të cilët qëndronin aty kundër vullnetit të saj, e pengonin të hynte në pronën e saj. Më 7 shtator, Arlinda Zekaj kërkoi urdhër mbrojtje emergjente nga Gjykata Themelore në Pejë. Po atë ditë, ajo i shkroi gjykatës se kishte frikë për jetën e saj dhe të fëmijës së saj. Pra, rreziku ishte raportuar, shprehimisht, dhe ishte i dokumentuar”, tha ministrja.
Gërvalla tha se do të kishte dhënë dorëheqje nëse do të konsideronte se një veprim i tillë do të ndihmonte në identifikimin e përgjegjësive, por sipas saj, aktualisht prioritet duhet të jetë zbardhja e plotë e rastit dhe marrja e masave për parandalimin e rasteve të ngjashme.
“Po të konsideroja që dorëheqja do të ishte mekanizmi që do të ndihmonte në identifikimin më të shpejtë të përgjegjësive, do të kisha dhënë dorëheqje. Unë gjithë jetën jam në anën e viktimave. Viktimat e dhunës aleatin më të fuqishëm e kanë te Koordinatorja Kombëtare”, deklaroi Gërvalla.
Vrasja në Pejë, ministri Sveçla: 11 policë të pezulluar, janë identifikuar 155 raste aktive me rrezikshmëri të lartë
Përplasje mes policisë dhe protestuesve jashtë Qeverisë së Kosovës për vrasjen e Arlinda Zekajt, gjuhet me vezë
Hetimet për krimet e luftës, dy të arrestuar në Istog për vrasjen e 19 anëtarëve të një familjeje
- 09:45 Vrasja në Pejë, ministri Sveçla: 11 policë të pezulluar, janë identifikuar 155 raste aktive me rrezikshmëri të lartë
- 09:45 Përplasje mes policisë dhe protestuesve jashtë Qeverisë së Kosovës për vrasjen e Arlinda Zekajt, gjuhet me vezë
- 09:39 Udhëheqësja e opozitës në Venezuelë, Maria Machado, bën thirrje për zgjedhje pas kthimit
- 09:26 Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të cisternave në Ngushticën e Hormuzit
- 09:23 Tre të vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve në ajër pranë aeroportit të Oregonit në SHBA
- 09:14 Transportonte armë me qëllim trafikimin, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë! Kishte thyer edhe arrestin shtëpiak