Kryesore

Data e zgjedhjeve lokale/ Presidenti Begaj kërkon nisjen e konsultimeve me partitë parlamentare, opozita refuzon ftesën

09:00 - 30.10.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Republikës ka thirrur takim për konsultimet me përfaqësuesit e partive parlamentare për përcaktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme vendore. Takimi i parë është njoftuar në orën 09:00 me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndërsa në orën 11:00 pritet të pritet edhe një përfaqësues i Partisë Socialdemokrate.

Ndërkohë, partitë e tjera parlamentare të opozitës kanë refuzuar ftesën e kreut të shtetit për t’u bërë pjesë e konsultimeve mbi datën e zgjedhjeve lokale.

Deri më tani, Partia Socialiste nuk ka bërë publike një propozim zyrtar për datën e zgjedhjeve. I pyetur një ditë më parë, Taulant Balla u shpreh se nuk kishte një preferencë konkrete. Megjithatë, në ditët e fundit, disa përfaqësues të lartë të PS-së kanë përmendur si datë të mundshme 9 majin.

Kjo datë lidhet edhe me simbolikën e Ditës së Europës, më 9 maj, ndërsa integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030 është një nga objektivat kryesore të mandatit të katërt qeverisës të Partisë Socialiste.

Sipas Kushtetutës, zgjedhjet vendore mund të zhvillohen në periudhën 15 prill – 15 maj. Kreu i shtetit ka afat deri më 7 nëntor për të dekretuar datën e zgjedhjeve të ardhshme lokale. Për këtë arsye, pritet që gjatë javës së ardhshme të bëhet publik edhe dekreti presidencial.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.