Tavë spinaqi me beshamel, shije në çdo kafshatë nga shefja e kuzhinës Albana Mançja

Përbërësit:
- 1 kg spinaq i freskët
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 qepë mesatare, e grirë hollë
- 1 vezë
- 2 thelpinj hudhër, të shtypur
- 50 gr gjalpë
- 3 lugë gjelle miell
- 700 ml qumësht i ngrohtë
- 1 lugë çaji arrëmyshk i grirë
- Kripë dhe piper sipas shijes
- 150 gr djathë kaçkavall i grirë (ose djathë tjetër që shkrihet mirë)
- 50 gr djathë i bardhë i thërrmuar (opsionale, për një shije më të pasur)
Përgatitja:
- Përgatitja e spinaqit
Lajmë mirë spinaqin dhe i heqim kërcellet e forta.
E kaurdisim në një tigan me vaj ulliri, qepën dhe hudhrën, derisa të ulet vëllimi dhe të avullojë uji i tepërt.
Shtojmë pak kripë dhe piper. E lëmë mënjanë.
- Përgatitja e beshamelit
Shkrijmë gjalpin në një tenxhere. Shtojmë miellin dhe e përziejmë derisa të marrë ngjyrë të artë.
Shtojmë qumështin ngadalë, duke e përzier vazhdimisht me tel kuzhine, në mënyrë që të mos krijohen kokrriza.
Shtojmë kripë, piper dhe arrëmyshkun. E lëmë të trashet derisa të përftojmë një salcë kremoze.
- Montimi në tavë
Lyejmë tavën me pak gjalpë.
Shtrijmë spinaqin e kaurdisur në fund dhe e mbulojmë me beshamel.
Sipër hedhim djathin e grirë dhe djathin e bardhë, nëse vendosim ta përdorim.
- Pjekja
E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180°C.
E pjekim për 25–30 minuta, derisa të krijohet një kore e artë në sipërfaqe.
Këshilla e Albanës:
Mund t’i shtoni edhe pak krem pana beshamelit për një shije më të pasur.




