I dënuar më parë për vepra të rënda penale, arrestohet në Vorë 41-vjeçari i rrezikshëm!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.10.2026, 09:32

Policia ka arrestuar në Vorë 41-vjeçarin Elton Andreica, i njohur edhe me mbiemrin Muça. Burime bëjnë me dije se ai u kap duke mbajtur një armë zjarri pistoletë pa leje, ndërsa gjatë ndalimit ka kundërshtuar efektivët e policisë që ishin vënë në ndjekje të tij. Gjatë kontrollit në banesë, uniformat blu gjetën edhe një jelek antiplumb.

Andreica rezulton person me precedentë penalë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhje me dhunë”, “Vjedhje me armë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Sipas burimeve, edhe në raste të mëparshme ai ka kundërshtuar efektivët e policisë gjatë ndërhyrjeve për arrestimin e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor dyshon se 41-vjeçari mund të jetë i përfshirë në aktivitete të tjera të paligjshme, përfshirë edhe shitjen e armëve. Hetimet vijojnë për të zbardhur veprimtarinë e tij dhe për të verifikuar lidhjet e mundshme me persona të tjerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit