Përplasje mes policisë dhe protestuesve jashtë Qeverisë së Kosovës për vrasjen e Arlinda Zekajt, gjuhet me vezë

30 Tetor 2026 | 09:45

Protestuesit që kërkojnë drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajt kanë nisur të gjuajnë me vezë drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ndërsa situata është shoqëruar me përplasje me policinë.

Protesta po zhvillohet në kohën kur ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, u shpreh se presin sqarime shtesë nga institucionet përkatëse lidhur me rastin dhe denoncimet që viktima ka bërë para ngjarjes së rëndë.

Ajo theksoi se konstatimi më shqetësues i raportit është se Arlinda Zekaj nuk u vra pa paralajmërim, pasi institucionet kishin marrë sinjale paraprake për rrezikun që i kanosej.

Më herët, protestuesit janë përplasur me Policinë e Kosovës, teksa kanë tentuar të hyjnë në objekt për të ndjekur konferencën e 2 ministrave.

Pjesëmarrësit në protestë po kërkojnë llogari nga institucionet për mënyrën se si është trajtuar rasti i Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

 Vrasja e saj ka nxitur reagime dhe protesta të vazhdueshme, me kërkesa për përgjegjësi institucionale dhe masa.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Pejë, ministri Sveçla: 11 policë të pezulluar, janë identifikuar 155 raste aktive me rrezikshmëri të lartë

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka bërë të ditur se 11 zyrtarë policorë...
09:45 | 30/10/2026

Vrasja e Arlinda Zekajt, ministrja Gërvalla: Raporti nxjerr në pah mangësi serioze dhe vonesa! Ajo nuk u vra pa paralajmërim

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla këtë të premte ka dalë me një deklaratë për mediat lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt....
09:35 | 30/10/2026

Hetimet për krimet e luftës, dy të arrestuar në Istog për vrasjen e 19 anëtarëve të një familjeje

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se janë arrestuar dy persona nën dyshime për krime lufte. Rasti ka të bëjë me Masakrën e Padalishtës, që ka...
09:14 | 30/10/2026