Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar ndaj thirrjeve për dorëheqjen e saj pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Ajo tha se do të largohej nga detyra nëse mendonte se ky veprim do të ndihmonte në përcaktimin më të saktë dhe më të shpejtë të veprimeve ose mosveprimeve të institucioneve.
“Nëse do të mendoja se dorëheqja do të shërbente për të kontribuar në identifikimin më të saktë e më të shpejtë të veprimit apo mosveprimit, do të kisha dhënë dorëheqjen”, deklaroi Gërvalla, transmeton “Bota sot”.
Të lidhura
None found
Sipas ministres, dorëheqja nuk përbën zgjidhjen e duhur në këtë fazë. Ajo shtoi se qytetarët e dinë që qëndron gjithmonë në krah të viktimave.
“Nuk është momenti”, u shpreh Gërvalla për kërkesat që të japë dorëheqje pas rastit tragjik.



