Protestuesi Beonard Prençi ka qene i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv.
Ai ka hedhur akuza ndaj pushtetit të Ramës dhe e ka konsideruar një diktaturë të vërtetë regjimin e dhunës së instaluar.
Flavio Qarri: Ke paditur kryeministrin pasi ke qene tek lsta famëkeqe e kreut te qeverisë.
Beonard Prençi: Po është e vërtetë. Hapat që ne vendosëm të bëjmë me avokatin Altin Goxhaj, është një hap i paevitueshëm. Nuk mund të rrimë të heshtur në një moment tranzicioni, në një moment revolucioni që ne kërkojmë të bëjmë me pushtetin tonë, për vendin tonë, ndërkohë që kryeministri, tregon veten e vet, gjithë kohës se kush është ai realisht dhe kush ka qenë realisht.
Ajo që doja të specifikoja është sepse unë nuk është se kam besim tek drejtësia por ajo është maksimumi që mund të bëjmë në territorin tonë, në Republikën e Shqipërisë. Që organi kompetent është SPAK. Kur shpëtoi Balluku me miliona euro të vjedhura...
Flavio Qarri: Ata qytetarë që kanë qenë objekt hakmarrje i kryeministrit, pra nga ekspozimi me akuza të sajuara, tek paketa fiskale, tek kërcënimi për gjoba. Do të dilni sërish në shesh.
Beonard Prençi: Mua s’me ka kërcënuar njeri, po të shikosh videot unë jam viktimë aty që më kanë keqtrajtuar me pabesi. Jam keqtrajtuar në mënyrë brutale, me kanë sharë me kanë ofenduar, pa reaguar pa asgjë, ndërkohë që kisha 2 orë që vuaja nga gazi lotsjellës. Unë isha Live ne tik – tok ne kanalin tim dhe po transmetoja. Ashtu edhe jam sulmuar. Jam keqtrajtuar brutalisht nga njerëz që kanë rol në strukturat e shtetit shqiptar por nuk i mbaj mend emrat e këtyre rondelave të Ramës se ndoshta edhe i ndërrojnë shpesh. Një keqtrajtim brutal që e kanë pësuar të gjithë, jo vetëm unë.
Flavio Qarri: A mjafton kjo për të mos dalë më në shesh?
Beonard Prençi: Absolutisht jo. Unë atë ditë kam dalë mbas 12 orës nga Kom,1 edhe pse kam pasur shenja nuk kam kërkuar ambulance. Prisja të dilja pas 5 orësh se arrestimi ishte i paligjshëm por e zgjatën 12 orë. Diku kanë patur urdhër për të stërzgjatur dhe për të shuar protestën në mënyrë sipas atyre inteligjente, por ka pak inteligjentë këtu në mes se është vërtet një diktaturë që ky kërkon të shprehë me gjithë dëshpërimin e tij të brendshëm që pastaj e shfaq në mënyra shumë vulgare, shumë brutale, duke akuzuar njerëz drejtpërdrejt, duke u marrë individualisht me persona që një kryeministri në rang botëror nuk do e bënte kurrë një gjë të tillë, ndoshta kryeministri ynë e ka këtë fytyrë, e ka patur gjithmonë realisht.
© SYRI.net