Qytetarët në Kosovë janë mbledhur në protestë para godinës së Qeverisë së Kosovës, pas vrasjes së Arlinda Zekajt nga kunati i saj, Albert Sylaj.
Protestuesit janë mbledhur për të kërkuar përgjegjësi institucionale dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë, ndërsa në ambientet e qeverisë pritet të prezantohet raporti mbi vrasjen dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje.
Situata është tensionuar pasi protestuesit kanë kërkuar të futen brenda godinës për të ndjekur konferencën e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Kërkesa e tyre nuk është lejuar nga policia, duke sjellë përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe efektivëve të sigurisë.











