Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur lirimin nga detyra të dy nënkryetarëve, Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra.
Sipas raportimeve, në vend të tyre është emëruar Etleva Bisha.
Etleva Bisha vjen në këtë detyrë me një profil dhe angazhim të hershëm politik si themeluese e FRESH-it në PS.
Këto lëvizje në drejtimin e bashkisë Tiranë vijnë pas transferimit të kryebashkiakut Erion Veliaj nga paraburgimi i Durrësit drejt atij të Fierit, lëvizje për të cilën vetë ai ka thënë se nuk ka qenë në dijeni.













