Gazetari Arbër Hitaj thotë se orteku i protestave kundër Ramës nuk ndalet. Me shqetësim sheh masat e reja që ka ndërmarrë qeveria për të ndaluar protestat por dhe paketën fiskale e cila është një barrë tjetër në kurriz të shqiptarëve.
“Jemi gati para një diktaturë’ shpreh shqetësimin gazetari Hitaj i ftuar në studion e “Kafe Shqeto’
Arbër Hitaj: Mund të kjetë tendencë të rënies së numrave por pakënaqësia nuk ka ikur.
Në asnjë moment nuk e ul pakënaqësinë dhe mllefin e madh që ka ndaj ekzekutivit. Ndërsa masat e reja që ka ndërmarrë qeveria janë ekstreme gati gati para një diktature.
Të vendosësh gjoba, të mbyllësh rrjete sociale dikujt. Dërgimi i Veliajt në burgun e Fierit. Të transferohet nuk ka problem pork u kjo lidhet me pjesën e deklarave që bëri për Serbinë këtu bie erë. E pjesa e reagimit është ‘sekret shtetëror’. Dmth këtu ra SHISH dhe quhet sekret shtetëror transferimi i një të burgosuri. Kjo është gallatë e madhe
Flavio Qarri: Diktatoriale
Arbër Hitaj: Absolutisht. Unë shoh që zoti Rama është jashtë kontrollit dhe po bën dëme jashtëzakonshme ndaj shoqërisë e vendit. Kjo është shumë shqetësuese. Pastaj paketa fiskale është çmenduri.
Gazetari Hitaj nënvizon se tashmë protesta e studentëve I ka çjerrë maskën Ramës para ndërkombëtarëve.
“Tani është e pamundur që të negociojë me studentët. I ka studentët poshtë dritares. I kanë prishur imazhin në nivel ndërkombëtar. Në tre muaj u shemb e gjithë ngrehina. Unë isha në parlamentin europian javën e kaluar e në biseda informale me shumë eurodeputetë e dinin situatën në Shqipëri shumë mirë. Tashmë I ka rënë maska që prej shumë kohësh I ka shërbyer.
Por ka dicka. Dëmi që po i bën vendit është e tmerrshme. Me taksat që po i rrit. Paketa fiskale masakron biznesin e vogël. Shtresën e mesme që e ka goditur shumë, do e godasë edhe më shumë. Do të taksohen edhe ata që kanë platforma online. Kjo është paketë e mllefit, e hakmarrjes së Ramës.
Protesta?
Kjo është një rrugë pa kthim. Orteku është bërë aq i madh sa mund të ndalojë, të frenohet disi por është rrugë pa kthim. Duhet të ketë dhe reagim nga ndërkombëtarët. Prisja një reagim edhe nga SPAK. Ka një lloj apatie”
© SYRI.net