• Kontakt
Friday, October 30, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Me polici apo me politikë?

10:23 : 30/10/2026
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Lutfi Dervishi

Gabimi i madh që bëhet është ngulmimi te ideja se protesta mund të fashitet duke shtuar numrin e policëve dhe  shpërblimin e tyre, duke ashpërsuar ligjin për tubimet dhe duke rritur gjobat për protestuesit.

Policia, RENEA dhe ushtria mund të zbrazin sheshin, por nuk mund të shpërndajnë pakënaqësinë. Ligji mund të ashpërsohet, por rrezikon të kthehet në karikaturë sapo të tentohet zbatimi i tij.

Ajo që po ndodh në Shqipëri nuk mund të shpjegohet me etiketat neomarksiste, antifashiste, antiamerikane, antieuropiane apo antisemite. Këto etiketime, në mungesë të provave, nuk ndihmojnë për të kuptuar protestën. Ato shërbejnë për ta delegjitimuar dhe për të shmangur diskutimin mbi shkaqet e saj.

Lexo edhe:

Tabaku: Protesta i grisi fasadën Edi Ramës, e ekspozoi para gjithë botës

Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS-së

Kjo nuk është më një protestë kundër qeverisë, është revoltë kundër mënyrës se si funksionon pushteti, kundër sistemit me një piramide autoritare në skajet e një aparati policor diktatorial.

Pakënaqësia është grumbulluar për vite me radhë. Protesta mund të ketë një shkak, por rrënjët e saj janë shumë më të thella,  kriza nuk është e rendit publik, por para së gjithash, është krizë e thellë politike.

Problemi themelor i sistemit politik është dobësimi deri në mosfunksionim institucional dhe dobësimi i përfaqësimit dhe i mekanizmave të kontrollit të pushtetit. (A janë deputetet e reja përfaqësuese të denja të studentëve që kanë dalë në protestë?)

Zgjedhjet zhvillohen rregullisht, por si, kur besimi te konkurrenca e ndershme ka ikur në drejtim të paditur!

Raportet e OSBE/ODIHR kanë evidentuar probleme serioze, përfshirë përdorimin e burimeve shtetërore, mostransparencën e financimit partiak dhe pabarazia në garë, pa përmendur krimin e organizuar, lidhjet dhe rolin e tij. Nuk mjafton që qytetarët të kenë mundësinë të votojnë, por duhet të kenë besim se vota e tyre mund të sjellë ndryshim.

Këtu po zë rrënjë  ideja se çdo katër vjet shkojmë të rinovojmë certifikatën e pushtetit dhe jo të përballemi në një garë të ndershme.

Partitë po funksionojnë gjithnjë e më shumë si struktura të kalcifikuara rreth lidereve e kandidatët për deputetë varen nga humori i tyre dhe jo nga një garë e hapur brenda partisë dhe direkt me votuesit.

Kjo qartëson edhe pakënaqësinë e protestes ndaj opozitës tradicionale.

Parlamenti, që duhet të kontrollojë qeverinë, sillet si noter i verbër i saj. Seancat e pyetjeve, interpelancat, komisionet hetimore dhe kërkesat për informacion nuk duhet të varen nga vullneti i shumicës. Ato janë instrumente të kontrollit demokratik por, kur edhe deputeti i shumicës nuk merr përgjigje nga administrata, çfarë i mbetet të bëjë deputeti i opozitës dhe çfarë duhet të mendojë qytetari?

Kemi një sistem ku pushteti buron nga vota, por pushteti dhe përgjegjësia politike përfundon te një njeri.

Është bërë e qartë për të gjithë së një nga arsyet kryesore të daljes masive në rrugë është rritja marramendëse e kostos së jetesës.

Shqipëria ka rritje ekonomike, investime dhe turizëm, por siç do të thoshte një shkodran, “boll të mira shifrat, por nuk m’i ha fëmija”

Qytetari nuk e mat zhvillimin me numrin e turistëve, lartësinë kullave apo bukurinë e projekteve 3D, por me çmimin e banesës, pagën, pensionin, cilësinë e shkollës dhe mundësinë për të marrë shërbim shëndetësor.
Politikat fiskale preferenciale, ligjet e personalizuara, përqendrimi i përfitimeve ekonomike në pak duar ushqejnë perceptimin se rregullat nuk janë të njëjta për të gjithë.

Përtej varfërisë dhe pabarazisë, ekziston një problem edhe më i rëndë: mendimi se për të ecur përpara nuk mjaftojnë puna, aftësia dhe ndershmëria. (Më kujtohen fjalët e një studenteje që i hakerrehej policëve, por që nuk mund t’i shkruaj këtu.)

Mungesa e meritokracisë, korrupsioni, emigrimi i të rinjve, mungesa e perspektivës për të ardhmen dhe dobësimi i besimit tek institucionet kanë krijuar një koktej zemërimi i gatshëm për të shpërthyer në çdo kohë.

Për shumë qytetarë, problemi nuk është vetëm se nuk dëgjohen, por se nuk besojnë më se mund të zgjidhin diçka përmes institucioneve ekzistuese apo Pranise Besnike. Prandaj dalin në rrugë.

Qeveria  po e trajton krizën kryesisht si problem të rendit publik. “Njerëzit kanë dalë në rrugë dhe duhet t’i kthejmë në shtëpi”.  Por rendi publik dhe legjitimiteti politik janë dy çështje të ndryshme.

Qeveria nuk është baraz me shtetin.

Shteti ka detyrimin të mbrojë jetën, pronën dhe sigurinë. Dhuna ndaj policisë apo qytetarëve nuk mund të justifikohet, por as kafshëria policore nuk mund të justifikohet me faktin se 100 apo 200 protestues kanë qenë të dhunshëm.  Përgjegjësia është individuale, apo jo?

Ashpërsimi i legjislacionit dhe përdorimi i forcës mund të ulin numrat në protesta, madje t’i zerojnë, por “qetësia” nuk është zgjidhje e krizës, përkundrazi, rrezikon të radikalizojë një pjesë të protestuesve, të zgjerojë hendekun mes qytetarëve dhe institucioneve dhe t’a kthejë policinë në palë dhe shënjestër të lehtë të konfliktit politik.

Sa më shumë që qeveria mbështetet te policia për të zgjidhur një krizë politike, aq më shumë ajo e thellon atë dhe pranon, në mënyrë të tërthortë, se instrumentet politike nuk po funksionojnë.

Si çdo gjë mbi këtë dhé edhe kjo krizë do të kalojë. Pyetja është a po merren hapat e duhura?

Krizat ndalojnë kur ndalet spiralja e dhunës dhe bëhet hetimi i shpejtë e profesional i të gjitha shkeljeve nga kushdo që i ka kryer ato apo ka urdhëruar. Heqja dorë nga përdorimi i ligjit si instrument frikësimi krijon kushtet për një dialog të hapur e të sinqertë me pjesëmarrjen e aktorëve politikë, me përfaqësuesit e protestuesve, studentëve dhe aktorëve të besueshëm të shoqërisë civile.

Dialogu nuk mund të jetë një tryezë ku qeveria përcakton “rregullat e lojës” – kush merr pjesë, cili është rendi i ditës dhe cilat do të jenë përfundimet.

Një palë e tretë, e pranuar nga pjesëmarrësit, mund të ndihmojë në krijimin e besimit.

Në çdo vend zgjedhjet janë instrument për të dalë nga kriza, por këtu janë provuar si ftesa për të thelluar krizën.
Pa një marrëveshje politike për rihartimin e kodit zgjedhor, për zgjedhje të besueshme duke trajtuar problemet e identifikuara dhe të përmbledhura në një rresht në raportin e fundit të OSBE – ODHIR, rrezikojmë të ndryshojmë lojtarët dhe të vijojmë të luajmë të njëjtën “lojë”. Ndoshta me të njëjtin rezultat.

Një qeveri me mandat të kufizuar, sipas te cilit asnjë  palë të mos bllokojë preceset, dhe me detyra të përcaktuara qartë, mund të jenë ndër opsionet e negociueshme. Kjo nuk duhet të konsiderohet si zgjidhje magjike, por si mekanizëm për të krijuar kushte besimi, nëse palët kanë vullnet politik dhe bien dakord.

Na duhen zgjedhje që  zgjidhin krizën, e jo zgjedhje që prodhojnë një rezultat të ri të kontestuar.

Zgjedhjet janë një instrument, por për të mos u kthyer te kjo krizë lipset diçka më shumë se një proces i rregullt zgjedhor: reformim i thellë i sistemit politik.

Ndoshta jemi të vonuar për një debat serioz kushtetues dhe institucional.

Ndryshimi i sistemit zgjedhor që t’i hapë rrugë perfaqesimit të gjeneratës së pa përfaqësuar, hapja reale e listave, demokratizimi i partive, procedurat konkurruese për përzgjedhjen e kandidatëve si dhe forcimi i kontrollit parlamentar, janë instrumente të testuar.

Në Hungari u bë ligj që Kryeministri nuk mund të ketë më shumë se dy mandate; duhen diskutuar ide se si mund  të kufizohet përqendrimi i pushtetit në një dorë.

Një proces i gjerë ndryshimesh mund të shqyrtohet, por vetëm me konsensus, transparencë dhe gjithëpërfshirje, jo si marrëveshje e radhës mes lidereve, si ajo e vitit 2008.

Objektivi është i qartë: deputeti të ketë më shumë përgjegjësi ndaj zgjedhësit sesa ndaj kryetarit të partisë, parlamenti të kontrollojë qeverinë dhe institucionet të mos varen nga vullneti i një njeriu.

Një element që shpesh mungon në diskutimin publik është dalja nga kriza me sa më pak kosto e tension.

Një kryeministër që e sheh çdo kompromis si kapitullim dhe çdo protestë si përpjekje për rrëzim me forcë nga pushteti, rrezikon të mbyllë vetë hapësirën e zgjidhjes.

Ndryshimi i pushtetit duhet të vijë përmes një procesi demokratik dhe jo përmes imponimit të forcës.

Një zgjidhje e qëndrueshme nuk duhet të garantojë fitoren e njërës palë, por besueshmërinë se loja është fituar në mënyrë të ndershme.

Vendi nuk ka problem manifestimin paqësor apo protestat e dhunshme. Vendi ka problem besimin te sistemi i përfaqësimit, te rregullat e lojës dhe te mënyra si ushtrohet pushteti.

Çështja sot nuk është se si mund të mbyllet protesta, por çfarë duhet të ndryshojë (paqësisht) që njerëzit të mos e shohin rrugën dhe dhunën si të vetmen mënyrë për t’u dëgjuar.

Qeveria mund të zgjedhë mes dy rrugëve: të investojë te policia për të kontrolluar zemërimin, ose te politika për të adresuar shkaqet e saj. Urtësia, largpamësia, interesi i vendit dhe i popullit mbështet të dytën – adreso shkaqet me veprim konkret.

Etiketa: Edi Ramalutfi dervishipoliciprotesta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tabaku: Protesta i grisi fasadën Edi Ramës, e ekspozoi para gjithë botës

09:28 : 30/10/2026
AKTUALITET

Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS-së

08:40 : 30/10/2026
AKTUALITET

Rama rikthen tavolinën e gurit te Kryeministria: Dialog!

08:17 : 30/10/2026
Gjashtë fshatra turistikë me statusin e investimeve strategjike po garojnë me njëri tjetrin rreth e qark Deltës së Përroit të Palasës
AKTUALITET

Drafti i ri për Investimet nuk i shmang privilegjet për ‘miqtë e pushtetit’

08:10 : 30/10/2026
AKTUALITET

Dervishi: Rama është në krizë mendore, ka arsye pse e çoi Veliajn në Fier

21:24 : 29/10/2026
AKTUALITET

Dialogu i Ramës, mes ftesës dhe përbetimit për ndëshkime

20:39 : 29/10/2026
Para

Bushati: Prokurori i SPAK ka vajtur të marrë dëshminë e Mirel Mërtirit në Vjenë! Do të dëgjojmë se kujt ia ka çuar lekët

TË GJITHA

Bushati: Prokurori i SPAK ka vajtur të marrë dëshminë e Mirel Mërtirit në Vjenë! Do të dëgjojmë se kujt ia ka çuar lekët

10:23 : 30/10/2026

Me polici apo me politikë?

10:23 : 30/10/2026

Erion Veliaj shkarkon dy nënkryetarët e bashkisë/ Emëron themeluesen e FRESH-it

10:14 : 30/10/2026

Raporti i OKB: 100 mijë hektarë pyje në Shqipëri “u zhdukën”

10:10 : 30/10/2026

Vrasja e Arlinda Zekajt/ Nis protesta në Kosovë

09:50 : 30/10/2026

Nga pëlqimet te tatimet, qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët

09:43 : 30/10/2026

Hakohet gjigandi i kriptomonedhave Binance, i vjedhin 6,3 miliardë dollarë!

09:38 : 30/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com