Policia e Tiranës ka arrestuar një 41-vjeçar, banues në Bashkinë e Vorës, pasi u kap në flagrancë duke transportuar një armë zjarri me qëllim trafikimi edhe pse ndaj tij ishte caktuar një masë sigurie arrest shtëpie. I arrestuar është shtetasi me inicialet E.A. Ai u ndalua teksa drejtonte automjet në fshatin Marikaj, duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”. Ky shtetas ka kundështuar me dhunë, punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale.