Makina përplas turmën gjatë festës së Halloween-it në New York, plagosen gjashtë persona, mes tyre tre fëmijë
Të paktën gjashtë persona mbetën të plagosur nga një përplasje me makinë gjatë një aktiviteti për Halloween-in në lagjen Bushwick të Bruklinit, në Nju Jork.
Përplasja ndodhi rreth orës 16:00 me orën lokale, gjatë një aktiviteti në Knickerbocker Avenue, pranë Bleecker Street, raportuan mediat vendase. Në atë moment, komisariati i 83-të i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut (NYPD) po organizonte një aktivitet të quajtur “Trunk or Treat”, ku fëmijët marrin ëmbëlsira nga automjetet e dekoruara për Halloween.
Një grua 74-vjeçare dhe një djalë 8-vjeçar u transportuan në Qendrën Mjekësore Wyckoff; një grua 31-vjeçare, një vajzë 6-vjeçare dhe një vajzë 11-vjeçare u dërguan në Spitalin Bellevue, ndërsa një grua 53-vjeçare u transportua në Qendrën Spitalore Elmhurst, bëri të ditur një zëdhënës i NYPD-së për revistën PEOPLE.
Të gjithë të plagosurit ndodhen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Drejtuesi dhe pasagjeri i automjetit u shoqëruan në polici, ndërsa pritet të përcaktohen akuzat e mundshme, tha zëdhënësi.
Sipas raportimeve, drejtuesi 56-vjeçar dyshohet se e drejtoi një sedan të zi mbi trotuar.
“U kthyem dhe papritur dëgjuam një zhurmë. Të gjitha ambulancat u shtynë prapa dhe më pas pamë një grua të shtrirë në tokë”, tha një dëshmitar për median.
“Përplasja ishte shumë e fortë, goditja ishte e fuqishme”, shtoi dëshmitari.
Hetimet për shkaqet e aksidentit vijojnë.
Kontrollet në zyra dhe arrestimi i gazetarit të tyre, gazeta ruse njofton mbylljen: Shkak presioni nga autoritetet
288,000 ton naftë ruse, 7 cisterna lundrojnë drejt SHBA-së pas marrëveshjes së Trump me Putin
Zelensky njofton goditjen e dy avionëve luftarakë rusë dhe një rakete, paralajmëron për sulme të reja
- 10:28 Kontrollet në zyra dhe arrestimi i gazetarit të tyre, gazeta ruse njofton mbylljen: Shkak presioni nga autoritetet
- 10:25 I kërkuar nga Maqedonia e Veriut për vrasje, arrestohet 31-vjeçari turk në Morinë
- 10:17 288,000 ton naftë ruse, 7 cisterna lundrojnë drejt SHBA-së pas marrëveshjes së Trump me Putin
- 10:05 Zelensky njofton goditjen e dy avionëve luftarakë rusë dhe një rakete, paralajmëron për sulme të reja
- 10:04 Veliaj ndryshime të reja në Bashkinë Tiranë, liron nga detyra dy nënkryetarë
- 09:59 U kap duke fotografuar infrastrukturën hekurudhore, arrestohet një rus në Poloni: I shërbente inteligjencës së huaj