Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet në Morinë 31-vjeçari turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje nga Maqedonia e Veriut



Një 31-vjeçar me shtetësi turke, i kërkuar ndërkombëtarisht për vrasje nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, teksa tentonte të hynte në Shqipëri.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës, arrestimi u krye nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me Interpol Tiranën. I arrestuari është Burak Kocagurbuz, banues në Turqi.

Gjatë verifikimeve, policia konstatoi se 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet maqedonase për veprën penale të vrasjes. Ndaj tij ishte lëshuar vendim më 27 tetor 2026 nga Zyra e Prokurorisë Publike në Shkup.

Pas arrestimit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës kryen procedurat përkatëse, me qëllim ekstradimin e tij drejt Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët maqedonas, po vijon procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit.