Sekretariati i Etikës merr vendimin, përjashton me 10 ditë Berishën dhe me 60 ditë 5 deputetët e PD

30 Tetor 2026 | 11:12

Sekretariati i Etikës pas mbledhjes së zhvilluar këtë të premte ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste dhe ka përjashtuar me 10 ditë nga seancat plenare dhe Komisionet parlamentare kreun e PD, Sali Berishën.

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të premte, sekretariati ka përjashtuar edhe Bledion Nallbatin, Ivi Kason, Blendi Himçin, Xhelal Mziun, Albana Vokshin.

Ndryshe nga Berisha, përjashtimi i 5 deputetëve të PD është me 60 ditë. Ndërkohë sekretariati ka falur deputeten Klodiana Çapja duke mos e përjashtuar me 60 ditë siç ishte kërkuar nga PS.

Kërkesa e PS erdhi pas situatës së tensionuar të krijuar në seancën plenare. Deputetët e opozitës bllokuan foltoren, ndezën flakadanë dhe përdorën bilbila për të penguar zhvillimin normal të rendit të ditës. Kjo solli ndërprerjen e seancës dy herë radhazi për shkak të pamundësisë së vijimit të punimeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I dënuar në Itali me mbi 7 vjet burg për disa veprimtari kriminale, arrestohet në Vlorë 38-vjeçari me qëllim ekstradimin

Një 38-vjeçar është arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme nga Policia e Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për disa veprimtari kriminale. Sipas...
11:03 | 30/10/2026

Aksident zinxhir në Tiranë, përplasen disa makina në Unazën e Madhe (VIDEO)

Një aksident është regjistruar këtë të premte në Unazën e Madhe në Tiranë. Raportohet se në aksident janë përfshirë disa automjete të cilat janë përplasur...
10:52 | 30/10/2026

I kërkuar nga Maqedonia e Veriut për vrasje, arrestohet 31-vjeçari turk në Morinë

Një 31-vjeçar nga Turqia është arrestuar nga Policia Kufitare në Morinë, pasi akuzohet për vrasje në Maqedoninë e Veriut dhe tentoi të hynte në Shqipëri....
10:25 | 30/10/2026