Bota

Tre të vdekur nga shembja e “oxhakut të zanave” në Kapadokia, mes tyre çifti i sapomartuar!

Një ngjarje tragjike ka tronditur rajonin turistik të Kapadokisë në Turqi, ku shembja e një prej formacioneve karakteristike shkëmbore, të njohura si “oxhaqet e zanave”, ka shkaktuar tre viktima dhe pesë të plagosur. Ngjarja ndodhi pranë hyrjes së muzeut të hapur në Göreme, në një zonë që frekuentohet nga një numër i madh turistësh.

Mes viktimave është një turiste franceze, e identifikuar si Cynthia Francine Marie Madeleine Huppert, si dhe një çift i sapomartuar turk, gazetari Fatih Eray Tuna dhe bashkëshortja e tij, Begüm Çetinkaya Tuna. Sipas mediave lokale, çifti ishte martuar më 5 korrik dhe kishte zgjedhur Kapadokinë për të kaluar pushimet.