Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi në Komisionin e Ekonomisë buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm dhe paketën fiskale me ndryshimet përkatëse në nivelin e taksave, tatimeve dhe akcizës. Draftet u vlerësuan edhe nga zv.kryetari i komisionit, Erion Braçe. Braçe drejtoi mbledhjen e komisionit në mungesë të kryetares, Milva Ekonomit që mungoi për shkaqe shëndetësore, teksa u bojkotua nga deputetët e opozitës.