Strudel me mollë dhe petë sfoliat në vetëm 5 minuta nga shefja e kuzhinës Albana Mançja
Përbërësit:
- 1 petë sfoliat
- 3 mollë
- 1 lugë gjelle gjalpë
- 120 gr sheqer
- 1 lugë gjelle kanellë
- ½ limoni
- Konjak
- 1 pako sheqer vaniljeje
- 1 karafil
- 1 lugë gjelle stafidhe
- Pak miell për hapjen e petës
- Sheqer pluhur
Përgatitja:
Nxjerrim petën sfoliat nga frigoriferi dhe e lëmë të marrë temperaturën e ambientit.
Qërojmë mollët, u heqim farat dhe i grijmë në rende të trashë. I vendosim në një tas dhe i spërkasim me lëngun e gjysmës së limonit, në mënyrë që të mos nxihen.
Në një tigan hedhim sheqerin dhe 1 lugë gjelle ujë. E përziejmë derisa të marrë një ngjyrë të lehtë karamel, pa e djegur.
Shtojmë gjalpin dhe mollët e grira. I përziejmë për rreth 1 minutë.
E largojmë tiganin nga zjarri dhe shtojmë kanellën, konjakun, sheqerin e vaniljes, karafilin e shtypur dhe stafidhet.
I përziejmë mirë dhe e lëmë mbushjen të ftohet.
Shtrijmë petën sfoliat mbi një letër pjekjeje të spërkatur me pak miell. E hapim lehtë me petës.
Shpërndajmë mbushjen me mollë në të gjithë sipërfaqen e petës.
Fillojmë ta mbështjellim nga ana më e gjatë, duke formuar një role.
Me një thikë të mprehtë e presim në copa me trashësi 3–4 cm.
I vendosim copat në një tavë të shtruar me letër pjekjeje, duke lënë pak hapësirë ndërmjet tyre.
I pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 40 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë.
Pasi i nxjerrim nga furra, i mbulojmë me një pecetë të pastër, në mënyrë që të zbuten pak.
I spërkasim me sheqer pluhur dhe i shërbejmë të vakëta ose të ftohta.
Këshillë:
Mbushja me mollë duhet të jetë plotësisht e ftohtë përpara se ta vendosim mbi petën sfoliat, në mënyrë që brumi të ruajë strukturën dhe të dalë krokant gjatë pjekjes.




