Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati, Bashkim Zeneli
Diplomati, ish-deputeti dhe publicisti, Bashkim Zeneli është ndarë nga jeta këtë të premte në moshën 78-vjeçare. Mësohet se Zeneli ka ndërruar jetë në një spital jashtë vendit.
Zeneli ka qenë gazetar, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe ambasador i Shqipërisë në Gjermani dhe Greqi. Ai ishte gjithashtu një nga intelektualët e hershëm të Partisë Socialiste, duke kontribuar në jetën politike dhe institucionale të vendit.
Gjatë karrierës së tij diplomatike, ai dha një kontribut të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me fqinjët dhe partnerët ndërkombëtarë. Përmes shkrimeve dhe kujtimeve të tij, Zeneli la gjithashtu dëshmi me vlerë për historinë e diplomacisë shqiptare.
Në vitin 2018, presidenti i atëhershëm Ilir Meta i akordoi Zenelit titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, për kontributin e tij të veçantë dhe të spikatur në fushën e politikës së jashtme, si gazetar, publicist, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe Ambasador në vende të rëndësishme si dhe për përkushtimin e tij ndaj çështjes kombëtare e integrimit euroatlantik të Shqipërisë.
Sekretariati i Etikës merr vendimin, përjashton me 10 ditë Berishën dhe me 60 ditë 5 deputetët e PD
I dënuar në Itali me mbi 7 vjet burg për disa veprimtari kriminale, arrestohet në Vlorë 38-vjeçari me qëllim ekstradimin
Aksident zinxhir në Tiranë, përplasen disa makina në Unazën e Madhe (VIDEO)
- 11:32 Frikat nga kriza energjetike, 11 vende të BE-së do të lirojnë 20.5 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike
- 11:27 Aeroporti i Napolit do të mbyllet për të gjithë nëntorin, shkak rinovimet! Ja ku do të transferohen fluturimet
- 11:19 Mbërrijnë në Izrael 10 avionët ushtarakë me armatime, të dërguar nga SHBA-të mes tensioneve me Iranin
- 11:12 Sekretariati i Etikës merr vendimin, përjashton me 10 ditë Berishën dhe me 60 ditë 5 deputetët e PD
- 11:07 Policia skoceze heton qëndrimet e ish-princit Andrew në Balmoral me Epstein dhe Maxwell
- 11:06 Lituania rrit kërkesat për thirrjet ushtarake, teksa kërcënimet e sigurisë nga Rusia shtohen