Nga themelues i PS-së në diplomat karriere, kush ishte Bashkim Zeneli
Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, për konsultimet mbi datën e zgjedhjeve vendore të vitit 2027.
Qëndrimi i opozitës është bërë i ditur përmes një reagimi të këshilltarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Everest Dedaj, i cili ka deklaruar se ftesa e kreut të shtetit është e papërfillshme dhe nuk meriton koment.
“Grupi Parlamentar i PD-së i mbetet qëndrimit se ftesa e Bajram Begajt është tërësisht e papërfillshme dhe nuk meriton as koment. Për fat të keq, Shqipëria nuk ka një President të Republikës që përmbush rolin e tij kushtetues, por një ministër pa portofol në shërbim të Edi Ramës”, thuhet në reagimin e Dedajt.
Opozita ka kritikuar më herët kreun e shtetit, duke e akuzuar se nuk po përmbush rolin e tij kushtetues, ndërsa ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në takimin e organizuar prej tij.
Top Channel