Nga Boldnews.al
Tri herë brenda dy ditësh ndryshoi paketa fiskale, ose lëvizja më e madhe e taksave që janë bërë ndonjëherë.
Padyshim që nuk ishte një “punë e syPetritit” të financave me ekspertë e saj, por një turli kryeministror, që edhe qentë endacakë të uritur do i bënin naze kësaj gjelle.
Dy nga nismat populiste janë ulja TVSH-së (tatimit mbi vlerën e shtuar) të 54 produkteve bazë të mallrave të shportës nga 20 në 6 %, ndërsa taksa fiske e TVSH-së nga 20 rritet me 21 %. Po ashtu ulet me 23 lekë “taksa e karburantit” për çdo litër, por rritet taksa vjetore për çdo automjet.
Ky arrnim, më shumë se ndihmë për shtresat e varfëra është ndihmë për qeverinë e cila shpreson të ulet revolta popullore.
Tashmë ajo nuk matet vetëm me numrat e qytetarëve, krysisht studentë dhe të rinj që protestojnë në rrugë, por me frymën e përgjithshme që ndihet kudo.
Kryeministri doli në përshfaqjen e programit duke u rrotulluar në atë që ai e quan si ndihmë të gjithë qytetarët, duke premtuar uljen e çmimeve të ushqimeve bazë, siç njihet ndryshe “produktet e shportës”.
Ndërsa me njërën dorë jep ca qindarka, me tjerën i merr, pasi kjo ulje e TVSH-së për 54 produkte, merret në formën tjetër të rritjes së TVSH-së fikse, e cila duket si e papërfillshme me vetëm 1 %, por e shtrirë në shumë produkte, kap dhe e kapërcen “uljen e ndjeshme”.
Përtej shifrave që kryeministrit ia rrëzon edhe një student i vitit të parë të fakultetit ekonomik, çështja është mirëfilltas politike.
Kryeministri ndodhet në situatën më të vështirë politike. Protestat masive kryesisht të studentëve dhe të rinjve gjetën një polici agresive. Bilanci është vendosmëria qytetare për të kërkuar dorëheqjen e Ramës, por edhe vendosmëria e tij për të përdoror çdo mjet represiv.
Deri tani shifra që ka “zënë vend” dhe nuk ka algoritëm të mos e kapë është 2500 euro shpërblim për çdo efektiv që u përfshi në ushtrimin e dhunës ndaj qytetarëve.
Këtë shumë kanë marrë edhe ata qitësat e shotganëve, edhe skiftërët e partisë që nën uniformën e shiponjëve shtruan në dru qindra protestues, mes tyre edhe shumë të mitur.
Për të “zbutur” shkopin e gomës, Rama zgjati një shportë me ushqime. Një nismë e shkartisur me populizmin dhe tentativën për të shpërndarë vëmendjen dhe ulur presionin që ekziston ndaj tij. Shkopi mbi shpinën e qytetarëve nuk harrohet duke i shtuar diçka më shumë stomakut…!














