SPAK organizon takimin e 16-të të rrjetit të OECD-së kundër korrupsionit, 70 hetues dhe prokurorë nga 28 juridiksione në Tiranë

30 Tetor 2026 | 11:50

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka organizuar në Tiranë, nga 27 deri më 29 tetor, takimin e 16-të të Rrjetit të Organeve Ligjzbatuese (LEN), pjesë e Rrjetit Kundër Korrupsionit të OECD-së për Europën Lindore dhe Azinë Qendrore (ACN).

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale këtë të premte, SPAK bën me dije se në aktivitet morën pjesë 70 hetues dhe prokurorë nga 28 juridiksione, si dhe përfaqësues të tre organizatave ndërkombëtare.

Gjatë takimit u diskutuan praktikat dhe sfidat që lidhen me hetimet kundër korrupsionit, duke u përqendruar te përdorimi i ligjshëm i informacionit fillestar, ruajtja e provave elektronike dhe vërtetimi i origjinës së paligjshme të pasurive.

Një tjetër çështje e trajtuar ishte shkëmbimi i teknikave dhe zgjidhjeve praktike mes autoriteteve ligjzbatuese, veçanërisht në hetimet ku informacioni, personat dhe pasuritë shtrihen në disa shtete.

SPAK thekson se në raste të tilla, krijimi i një zinxhiri të qëndrueshëm provash kërkon bashkëpunim të ngushtë ndërkombëtar.

Në përfundim të njoftimit, SPAK ka falënderuar OECD-në dhe Rrjetin e saj Kundër Korrupsionit për bashkorganizimin e aktivitetit, ndërsa ka vlerësuar mbështetjen e Bashkimit Europian dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati, Bashkim Zeneli

Diplomati, ish-deputeti dhe publicisti, Bashkim Zeneli është ndarë nga jeta këtë të premte në moshën 78-vjeçare. Mësohet se Zeneli ka ndërruar jetë në një spital...
11:33 | 30/10/2026

Sekretariati i Etikës merr vendimin, përjashton me 10 ditë Berishën dhe me 60 ditë 5 deputetët e PD

Sekretariati i Etikës pas mbledhjes së zhvilluar këtë të premte ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste dhe ka përjashtuar me 10 ditë nga seancat plenare...
11:12 | 30/10/2026

I dënuar në Itali me mbi 7 vjet burg për disa veprimtari kriminale, arrestohet në Vlorë 38-vjeçari me qëllim ekstradimin

Një 38-vjeçar është arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme nga Policia e Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për disa veprimtari kriminale. Sipas...
11:03 | 30/10/2026