Skip to content
30 October, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

E TRISHTË – Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati, ish-deputeti dhe publicisti shkodran Bashkim Zeneli

ShkodraWeb 30 October, 2026
bashkim zeneli 2026

Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati, ish-deputeti dhe publicisti shkodran Bashkim Zeneli. Ai ka ndërruar jetë në një spital jashtë vendit. Zeneli ka qenë gazetar, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe ambasador i vendit tonë në Gjermani dhe Greqi. Ai ishte gjithashtu një nga intelektualët e hershëm të Partisë Socialiste, duke kontribuar në jetën politike dhe institucionale të vendit.

Zeneli mbetet politikani modern që i hapi rrugë proceseve të demokratizimit të Shqipërisë dhe integrimit euroatlantik. Mendja brilante, pena e mprehtë dhe paqësore i tij do t’i mungojnë gazetarisë, diplomacisë, dhe politikës shqiptare.

Gjatë karrierës së tij diplomatike, ai dha një kontribut të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me fqinjët dhe partnerët ndërkombëtarë. Përmes shkrimeve dhe kujtimeve të tij, Zeneli la gjithashtu dëshmi me vlerë për historinë e diplomacisë shqiptare.

Në vitin 2018, presidenti i atëhershëm Ilir Meta i akordoi Zenelit titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, për kontributin e tij të veçantë dhe të spikatur në fushën e politikës së jashtme, si gazetar, publicist, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe Ambasador në vende të rëndësishme si dhe për përkushtimin e tij ndaj çështjes kombëtare e integrimit euroatlantik të Shqipërisë. Nderimet zyrtare do bëhen ditët e ardhshme.

Kush ishte Bashkim Zeneli?

Bashkim Zeneli, diplomati, ish-deputeti dhe publicisti i kushtoi një pjesë të madhe të jetës së tij shërbimit publik, politikës dhe diplomacisë shqiptare.

I diplomuar në Drejtësi, Zeneli ka punuar fillimisht si përkthyes i gjuhës gjermane, përpara se të angazhohej në gazetari dhe analizën e politikës së jashtme. Pas vitit 1991, ai u përfshi në politikë, duke mbajtur detyrën e sekretarit për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Socialiste.

Ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë për dy legjislatura dhe shërbeu gjithashtu si nënkryetar i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme.

Karriera e tij diplomatike përfshiu dy prej posteve më të rëndësishme për përfaqësimin e Shqipërisë jashtë vendit. Zeneli shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Gjermani gjatë viteve 1998–2002 dhe më pas në Greqi, në periudhën 2002–2005.

Gjatë misionit diplomatik në Gjermani, ai u angazhua veçanërisht për çështjen e Kosovës dhe forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-gjermane. Ndërsa në Greqi, puna e tij u përqendrua në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe mbështetjen e komunitetit shqiptar që jetonte atje.

Kontributi i tij u vlerësua edhe me disa çmime dhe dekorata. Në vitin 2018, Presidenti i atëhershëm Ilir Meta e nderoi me titullin “Mjeshtër i Madh”. Zeneli u vlerësua gjithashtu në Gjermani për kontributin e tij diplomatik, u shpall “Qytetar Nderi” i Athinës dhe mori medaljen e artë “Zgalemi i Lirisë”.

Përvoja e tij diplomatike dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë u pasqyruan edhe në librin e tij “Miqësi e trazuar”, ku trajtoi zhvillimet dhe sfidat e marrëdhënieve shqiptaro-greke.

Me angazhimin në gazetari, politikë, parlament dhe diplomaci, Bashkim Zeneli la pas një karrierë të gjatë në shërbim të institucioneve dhe përfaqësimit të Shqipërisë.

Post navigation

Previous: Erion Veliaj nga paraburgimi i Fierit, shkarkon dy zëvendëskryetarët e Bashkisë, emëron themeluesen e FRESSH-it

TË FUNDIT

erionn veliaj zyre 2025

Erion Veliaj nga paraburgimi i Fierit, shkarkon dy zëvendëskryetarët e Bashkisë, emëron themeluesen e FRESSH-it

ShkodraWeb 30 October, 2026
perpunim mbetje

PARASHIKIMI – Nga Veriu në Jug, 34% e bashkive të vendit do të çojnë mbetjet në Qarkun e Shkodrës…

ShkodraWeb 30 October, 2026
horoskopi 26

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 30 tetor 2026…

ShkodraWeb 30 October, 2026

TË FUNDIT

  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati, ish-deputeti dhe publicisti shkodran Bashkim Zeneli 30 October, 2026
  • Erion Veliaj nga paraburgimi i Fierit, shkarkon dy zëvendëskryetarët e Bashkisë, emëron themeluesen e FRESSH-it 30 October, 2026
  • PARASHIKIMI – Nga Veriu në Jug, 34% e bashkive të vendit do të çojnë mbetjet në Qarkun e Shkodrës… 30 October, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 30 tetor 2026… 30 October, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 30 tetor 2026… 30 October, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 30 tetor 2026… 30 October, 2026
  • “Është kryer brenda të gjitha ligjeve”, transferimi i Erion Veliaj, reagon Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 29 October, 2026
  • VIDEO – Interes i lartë për përfshirje në Policinë e Shtetit, 1000 kandidatë në garë për “Patrullën…” 29 October, 2026
  • VIDEO – Megaoperacioni “Polinomi”, kapen 265 kg kanabis, arrestohen 4 persona, 3 shpallen në kërkim 29 October, 2026
  • Do i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër, biznesmeni nga Velipoja transferohet nga burgu i Fierit drejt QSUT-së 29 October, 2026
  • DEKRIPTIM – Paketa që vulos varfërinë dhe zyrtarizon polarizimin e skajshëm të shoqërisë shqiptare… 29 October, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 29 tetor 2026… 29 October, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

bashkim zeneli 2026

E TRISHTË – Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati, ish-deputeti dhe publicisti shkodran Bashkim Zeneli

ShkodraWeb 30 October, 2026
erionn veliaj zyre 2025

Erion Veliaj nga paraburgimi i Fierit, shkarkon dy zëvendëskryetarët e Bashkisë, emëron themeluesen e FRESSH-it

ShkodraWeb 30 October, 2026
perpunim mbetje

PARASHIKIMI – Nga Veriu në Jug, 34% e bashkive të vendit do të çojnë mbetjet në Qarkun e Shkodrës…

ShkodraWeb 30 October, 2026
horoskopi 26

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 30 tetor 2026…

ShkodraWeb 30 October, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.