Zyrtarë të Pentagonit u kanë kërkuar së fundmi disa vendeve të NATO-s që të zbusin retorikën e tyre lidhur me kërcënimin që paraqet Rusia, duke argumentuar se disa deklarata të liderëve dhe zyrtarëve evropianë kanë minuar sigurinë në kontinent, thanë katër burime të njohur me çështjen. Mes vendeve që kanë marrë mesazhe për të moderuar deklaratat publike janë Lituania, Letonia dhe Estonia, thanë personat në fjalë, të cilët folën në kushte anonimiteti. Nuk është e qartë nëse këto mesazhe, të cilat u përcollën gjatë takimeve dypalëshe, u janë adresuar edhe qeverive të tjera evropiane. Kërkesat e SHBA-së vijnë në një kohë kur administrata Trump po rinis përpjekjet për të nxitur një zgjidhje me negociata për t'i dhënë fund luftës në shkallë të gjerë në Ukrainë, e cila tashmë ka hyrë në vitin e saj të pestë. Kjo nismë e re ndërthur stimuj për Rusinë, përfshirë lehtësimin e sanksioneve, me presion ndaj Ukrainës për të ndaluar sulmet e saj ndaj infrastrukturës energjetike ruse. I pyetur për një koment, një zyrtar i Pentagonit u shpreh: "Bisedat private mes aleatëve mbeten të tilla, ndaj nuk do t'i komentojmë këto pretendime."