Tuesday / November 3 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Malaj në Kuvend për buxhetin 2027, më shumë shpenzime dhe taksa

Share Share Icon

Shpenzimet publike në vitin 2027 do të tejkalojnë për herë të parë 10 miliardë euro, ndërsa të ardhurat buxhetore parashikohen në 907.9 miliardë lekë, , me rritje prej 7.7% krahasuar me pritshmëritë për vitin 2026.

Gjatë prezantimit të projektbuxhetit në Komisionin e Ekonomisë, ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se prioritetet kryesore do të jenë mbështetja sociale, investimet publike dhe ruajtja e stabilitetit fiskal.

Deficiti buxhetor parashikohet në 2.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ndërsa borxhi publik synohet të ulet në 52.4% të PBB-së, nga 52.9% në fund të vitit 2025.

Të ardhurat nga tatimet, doganat dhe kontributet parashikohen në 793.8 miliardë lekë, ose 56 miliardë lekë më shumë se pritshmëritë për vitin 2026. Rritja prej 7.6% do të mbështetet edhe te masat e reja fiskale dhe Strategjia Afatmesme e të Ardhurave.

Për mbështetjen e pensionistëve parashikohet një fond prej 24 miliardë lekësh, ose rreth 250 milionë euro, që përfshin indeksimin dhe dyfishimin e bonusit mujor sipas kategorive.

Shpenzimet për mbrojtjen sociale do të arrijnë në 279.7 miliardë lekë, rreth 30% të shpenzimeve buxhetore. Për familjet parashikohet mbështetje mujore për fëmijët deri në moshën pesëvjeçare dhe dyfishim i pagesave për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Ministri tha para deputetëve në Komision se, investimet publike janë planifikuar në 201.5 miliardë lekë, mbi 2 miliardë euro, ose 6.9% të PBB-së. Për infrastrukturën dhe energjinë parashikohen 75.4 miliardë lekë, përfshirë financimin e projekteve kryesore rrugore.

Buxheti i arsimit do të arrijë në 93.6 miliardë lekë, ndërsa shëndetësia do të financohet me 87.2 miliardë lekë, rreth 6 miliardë lekë më shumë se buxheti fillestar i vitit 2026.

Për bujqësinë parashikohen 17.9 miliardë lekë, nga të cilat 5.3 miliardë lekë për mbështetjen direkte të fermerëve dhe 3 miliardë lekë për kompensimin e TVSH-së.

Projektbuxheti shoqërohet me ndryshime të rëndësishme fiskale që do të prekin bizneset dhe konsumatorët. Norma standarde e TVSH-së propozohet të rritet nga 20% në 21%, ndërsa për 54 produkte të shportës bazë do të aplikohet norma e reduktuar prej 6%.

Pragu i regjistrimit në TVSH do të ulet nga 10 milionë në 5 milionë lekë xhiro vjetore, duke përfshirë në skemë një numër më të madh biznesesh të vogla. Ndërkohë, tatimi mbi dividendin propozohet të rritet nga 8% në 15%.

Sipas ministrit Malaj, të ardhurat shtesë nga tatimi mbi dividendin do të përdoren për lehtësimin e tatimit mbi të ardhurat personale, përmes ndryshimit të fashës nga 200 mijë në 300 mijë lekë.

Paketa parashikon edhe heqjen e taksës së qarkullimit nga karburantet dhe zhvendosjen e saj te taksa vjetore e automjeteve. Kjo masë pritet t’i kushtojë buxhetit rreth 5 miliardë lekë, pasi të ardhurat e reja nuk do të kompensojnë plotësisht taksën aktuale.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Rritja e akcizës për duhanin rrezikon 5 mijë kultivues vendas; Në 2030 taksimi barazohet me cigaret

Rreth 5 mijë kultivues vendas të duhanit vendas rrezikojnë aktivitetin e tyre nga ndryshimet për nivelin e akcizës, të propozuara me paketën e re f...

3 hours më parë 7 Min Lexim

ERE rishikon transferimin e aseteve në energji, përfshin depozitimin dhe pikat e karikimit

Operatorët e depozitimit të energjisë elektrike dhe të pikave të karikimit të automjeteve elektrike do të përfshihen shprehimisht në rregullat për ...

4 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!