Abakarov e nis mbarë botërorin e mundjes, dy fitore dhe shkon në gjysmëfinalet e peshës 61kg

30 Tetor 2026
11:57
Telesport
back button

Mundësi shqiptar Zelimkhan Abakarov është kualifikuar paraditen e së premtes në gjysmëfinalet e Kampionatit Botëror të mundjes, turne që zhvillohet në Astana të Kazakistanit. Ai garon në stilin e lirë të peshës 61kg.

Në përballjen e parë, mundësi kuqezi fitoi thellë 14-4 ndaj armenit Arsen Harutyunyan, duke avancuar në çerekfinale. Në këtë sfidë, Abakarov fitoi 8-1 japonezit Tashihiro Hasegawa, duke u kualifikuar në gjysmëfinale.

Një paraqitje shumë e mirë e Abakarov në dy përballjet e para, duke treguar një formë të shkëlqyer. Në gjysmëfinale, Abakarov, numri 5 në botë në këtë peshë, do të përballet me rusin Zavur Uguev, numri 1 në botë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit