Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, reagoi pas vrasjes së Arlinda Zekajt, nga Vitomerica e Pejës.
Ajo theksoi se masat administrative ndaj personave përgjegjës nuk përbëjnë drejtësi për Arlindën dhe deklaroi se neglizhenca e tyre i kushtoi asaj jetën.
Të lidhura
None found
Në reagimin e saj, Kadaj-Bujupi u shpreh:
Arlinda nuk duhej të vdiste! Jeta e saj u mor nga neglizhenca e tyre. Suspendimi nuk është drejtësi dhe nuk garanton që tragjedi të ngjashme të mos ndodhin sërish. Nevojiten llogaridhënie dhe përgjegjësi penale, jo masa formale.
DREJTËSI PËR ARLINDËN! BURG PËR PËRGJEGJËSIT!





