Një 19-vjeçar është arrestuar dhe pesë persona të tjerë janë proceduar penalisht nga Policia e Tiranës për incidentet e regjistruara gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet. I riu nga Dibra dyshohet se ka thyer me sende të forta xhamat e dritareve të godinës së Gjykatës Kushtetuese, ndërsa pesë personat e tjerë akuzohen për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit. Për rastin, policia ka referuar materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme.