Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    I dënuar me mbi 7 vite burg në Itali për trafik droge, arrestohet 38-vjeçari. Pritet ekstradimi

    SPAK i komunikon mbylljen e hetimeve edhe Ervis Berberit, merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

    U rrëzua në Bosnjë-Hercegovinë, nisin hetimet për rrëzimin e helikopterit ushtarak italian

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » I dënuar me mbi 7 vite burg në Itali për trafik droge, arrestohet 38-vjeçari. Pritet ekstradimi
    Aktualitet

    I dënuar me mbi 7 vite burg në Itali për trafik droge, arrestohet 38-vjeçari. Pritet ekstradimi

    October 30, 2026
    I dënuar me mbi 7 vite burg në Itali për trafik droge, arrestohet 38-vjeçari. Pritet ekstradimi

    Një 38-vjeçar nga Selenica është arrestuar në Vlorë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

    Gjykata e Apelit në Bolonjë e kishte dënuar Skerdi Mehmetaj Piperin me 7 vite 3 muaj e 15 ditë burgim për trafik droge, zhvatje, tentativë zhvatjeje, përdorim të mjeteve zjarrvënëse, falsifikim dokumentesh dhe armëmbajtje pa leje. 

    Nga dënimi i dhënë 38-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 6 vite 4 muaj e 3 ditë burg, ndërsa po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

    Njoftimi i policisë:

    Vlorë/Finalizohet operacioni i koduar “Target 1”, për kapjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar.

    I dënuar në Itali, me mbi 7 vjet burgim, për disa veprimtari kriminale, kapet në Vlorë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 38-vjeçari. 

    Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, organizoi dhe finalizoi operacionin e koduar “Target 1”.

    Gjatë operacionit, u kap në qytetin e Vlorës, shtetasi S. M. alias S. P., 38 vjeç, banues në Selenicë, i cili u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali.

    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Bolonjës, Itali, e ka dënuar me 7 vjet, 3 muaj e 15 ditë burgim, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, zhvatje dhe tentativë zhvatjeje kryer në bashkëpunim, për posedim e përdorim të mjeteve zjarrvënëse (Molotov) në zonën e Riminit, Itali, si dhe për falsifikim dokumentesh identifikimi, rikthim të paligjshëm në Itali dhe mbajtje të armëve pa autorizim, të kryera gjatë periudhës 01.02.2015-12.02.2020.   
    Nga ky dënim, 38-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer 6 vjet, 4 muaj e 3 ditë. 

    Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

    arrestim në Shqipëri arrestimi i 38-vjeçarit bashkëpunimi me autoritetet italiane dënimi për trafik droge drejtësia italiane ekstradimi drejt Italisë I dënuar në Itali kërkim ndërkombëtar lufta kundër narkotikëve mbi 7 vite burg narkotikët policia shqiptare procedurat e ekstradimit trafik droge
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    I dënuar me mbi 7 vite burg në Itali për trafik droge, arrestohet 38-vjeçari. Pritet ekstradimi

    October 30, 2026

    SPAK i komunikon mbylljen e hetimeve edhe Ervis Berberit, merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

    October 30, 2026

    U rrëzua në Bosnjë-Hercegovinë, nisin hetimet për rrëzimin e helikopterit ushtarak italian

    October 30, 2026

    E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Bashkim Zeneli

    October 30, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.