Vodhën para nën kërcënimin e armës në 2021 në Mirditë, identifikohet dhe shpallet në kërkim njëri nga autorët

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Pasurisë, të DVP Lezhë, si rezultat i hetimeve të thelluara në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ka bërë të mundur identifikimin e shtetasit Ndrecë Kola, si njëri prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 31.08.2021, në Rrugën e Kombit, në Mirditë, ku shtetasit A. K. iu vodh një shumë parash në kërcënimin e armës së zjarrit.
Në vijim të hetimeve, Gjykata e Lezhës i ka caktuar shtetasit Ndrecë Kola 36 vjeç, banues në Pukë, masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Gjithashtu, gjatë hetimeve është identifikuar edhe një shtetas tjetër, i dyshuar i përfshirë në këtë ngjarje, po për arsye hetimore, nuk bëhen me dije të dhëna të tjera.
Vijon puna për kapjen e shtetasit Ndrecë Kola për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të tjerë të mundshëm.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme




